e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Qeveria greke njoftoi masa të reja kufizuese për të trajtuar shpërthimin e rasteve të koronavirusit në kufijtë e saj me Shqipërinë, të cilat bëhen detyruese pas 16 gushtit.

 

Sipas deklarimeve të zëdhënësit të qeverisë greke Aristotel Pelonis, të bëra të hënën pas një takimi të komitetit ndërqeveritar për pandeminë, është përcaktuar një regjim ditor prej 750 personash që do të lejohet të kalojnë në ditë në Pikën e Kakavijës dhe është bërë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria testi molekular për “COVID 19”.

 

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke “testi që duhet të rezultojë negativ, duhet të jetë kryer në Shqipëri 72 orë përpara udhëtimit në Greqi dhe koston e paguan vetë personi që kërkron të udhëtojë në Greqi”. Autoritetet greke, kanë kufizuar ditët e fundit lëvizjen gjatë natës në dy pikat e hapura kufitare me Shqipërinë atë të Kapshticës dhe Kakavijës, ndërkohë që tre pikëkalime të tjera mes te dy vendeve janë mbyllur.

 

Ditët e para të gushtit mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë prej vitesh në Greqi nisën të kthehen në Shqipëri për pushimet e verës, megjithë situatën e pandemisë. Ata janë të pajisur me lejeqëndrime dhe lejohet të lëvizin në kufijtë e të dy vendeve.

 

Masat më të fundit të autoriteteve greke të ndërmarra të hënën pritet të reduktojnë ndjeshëm tendencën e shqiptarëve për t`u kthyer nga Greqia për pushimet verore në Shqipëri. Kjo, pasi rikthimi i tyre në Greqi është bërë më i vështirë, nga kufizimi prej 750 personash që lejohet të hyjnë në ditë në Greqi dhe testi molekular i COVID 19.

 

Më shumë

Kisha greke u thotë priftërinjve të injorojnë urdhrin e qeverisë për mbyllje

Kisha Ortodokse e Greqisë ka kundërshtuar urdhrin e qeverisë për mbylljen e vendeve fetare për një javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke marrë masa më strikte para hapjes së planifikuar të shkollave.   Kisha ka lëshuar një deklaratë të hënën drejtuar priftërinjve duke u bërë thirrje që t’i pranojnë besimtarët në […]

Vendoset orë policore në Athinë dhe qytete tjera greke

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.   “Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, […]

Greqi, gjykata shpall partinë Agimi i Artë, organizatë kriminale

“Vendimi i dënimit të “Agimit të Artë” u dërgon një mesazh të qartë grupeve politike me axhenda agresive kundër emigrantëve dhe të drejtave të njeriut, në Greqi dhe në të gjithë Evropën, se aktiviteti i dhunshëm dhe racist kriminal, qoftë i kryer nga njerëz të rrugës, apo nga anëtarët e parlamentit, nuk do të […]

Mjekët grekë vrapojnë 2 km për të hedhur poshtë mitin e maskës kundër COVID-19

Mjekët marshuan me familjet dhe miqtë e tyre në qytetin e dytë më të madh të Greqisë në Selanik të shtunën, jo për të protestuar, por për të demaskuar dezinformimin në lidhje me maskat e fytyrës që po përdoren gjatë pandemisë së coronavirusit. Disa dhjetëra njerëz ecën me shpejtësi dhe vrapuan 2 kilometra nëpër […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara