Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu në një dalje publike tha se situata e Pandemisë COVID 19 është kritike, duke qenë se ka një dyfishim të rasteve pozitive. Në 24 orët e fundit u shënua një tjetër rekord me 593 të infektuar, ndërsa u regjistruan dhe 11 viktima të tjera. Ministrja tha se megjithatë gjendja vlerësohet të jetë nën kontroll dhe se me shtimin e pacientëve është gati të hapet dhe spitali i katërt që do të trajtojë të sëmurët me koronavirus.
“Shqipëpria qëndron me një incidencë dy javore, me 901 raste për 100 mijë banorë. Krahasuar me mesataren e rajonit, 1454 të prekur për 100 mijë banorë. Sa i takon fataliteteve, për 1 milion banorë, vendi ynë qëndron në 20.6 humbje jete, kundrejt 31.6 mesatarja e rajonit dhe 48.8 mesatarja e BE-së”, deklaroi ministrja.
Jemi gati dhe po përcaktojmë stafet për COVID 4. Gati jemi dhe me skenaret e spitaleve rajonale. Në momentin që përfundojnë dhe kapacitetet e COVID 4, pavionet e dedikuara të Vlorës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës. Më pas në skenarin tjetër, skenarin B, ku përfshihen spitalet e Lezhës, Beratit dhe Fierit dhe në skenarin C, që përfshin spitalet e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës. Janë mbi 1600 shtretër në dispozicion për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19”.
Numri i shtrimeve në të vërtetë po shënon një trajektore vetëm në rritje. Të dhënat e 24 orëve të fundit dëshmojnë së janë aktualisht 393 pacientë nga të cilët 11 në terapi intensive dhe 5 të tjerë në intubim.
“Mos dëmtoni shëndetin dhe buxhetin me receta whatsup-esh, lidhuni me mjekun e familjes”
Ministrja bëri të ditur vendimin për rimbursim e trajtimit ambulator në banesë për pacientët pozitivë me COVID-19. Manastirliu theksoi se nga financimi prej 1.2 miliard lekë, qytetarët do të përfitojnë nëpërmjet dy skemave sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliard lekë”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se ky vendim vjen në momentin e duhur, Manastirliu ju bëri apel qytetarëve që të mos dëmtojnë shëndetin dhe buxhetin e tyre me receta WhatsApp-i, por të lidhen me mjekun e tyre familjes.
Gjatë fjalës saj ministrja tha se do të sigurojmë nëpërmjet instrumenteve të prokurimit përmes Bashkimit Europian 300 mije teste të shpejta.
“Jemi të përgatitur për të financuar testet e shpetja. Është bërë porosia nëpërmjet instrumentit të Bashkimit Europian për 300 mijë teste të shpejta të anti-genit me financim të qeverisë shqiptare”, tha Manastirliu.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1156953014706760/
Skandal| Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli
Gjermania dhuron 1000 oksimetra për pacientët me COVID-19
Skandali në spitalin Covid-2: Jep 8 milionë lekë rryshfet, por e ëma ndërron jetë
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë
Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë
Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]
Publikohet lista e ilaçeve që rekomandohen nga mjeku për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19. Sipas Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor kosto e rimbursimit nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë. Lista e ilaçeve që rimbursohen […]
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore perfomoi sot në oborrin e të ashtuquajturit spitali COVID-2, “Shefqet Ndroqi”- sanatoriumi, për stafin mjekësor dhe pacientët e infektuar me koronavirus, për të ndryshuar disi atmosferën mortore që ekziston prej muajsh në këtë spital, ku janë shënuar dhe ngjarje tragjike ku pacientë i kanë dhënë fund jetës duke […]
Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë ka inspektuar spitalin Covid4 në aksin Tiranë-Durrës, i cili është gati për t’u hapur, me ezaurimin e kapaciteteve në tre spitalet COVID. “Kapacitetet tona që tashmë i kemi […]