e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Mbyllja e pjesës më të madhe të bizneseve si masë e marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së Coronavirus, ka nxitur edhe aplikimet për pezullim të përkohshëm të aktivitetit, në mënyrë që këto subjekte të mos paguajnë detyrime gjatë kësaj periudhe.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit në 5 muaj, pra deri në fillim të Majit, rezultojnë 1920 aplikime për pezullim të aktiviteti, ku pjesa më e madhe e tyre janë bërë gjatë dy muajve ku vendi ishte nën regjimin e rreptë të masave kundër pandemisë.

 

Gjatë kësaj periudhe, Qendra Kombëtare e Biznesit ka sqaruar edhe procedurën që duhet të ndjekin subjektet në këtë rast. Sipas këtij institucioni subjektet person fizik/juridik që kërkojnë të pezullojë aktivitetin e tyre, për shkak se sportelet fizike të Qendrës Kombëtare të Biznesit janë mbyllura, duhet të aplikojë nëpërmjet sportelit elektronik në e-albania, për pushimin e përkohshëm të aktivitetit (pezullim).

 

Kusht për bizneset është që përpara këtij aplikimi, të sigurohen që nuk kanë detyrime të pashlyera ndaj organeve tatimore, pasi në të kundërt aplikimi nuk do të jetë funksional. scan

 

12 maj 2020

 

 

Më shumë

Ndërtimi me 20,3%, me peshën më të lartë në totalin e huadhënies

Investimet në ringritjen e tregut të pronave, programi i Rindërtimit dhe projektet në vepra strategjike infrastrukturore, po vijojnë të mbështeten financiarisht nga sistemi bankar.   Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin qershor ndërtimin përbënte 20.3% të kredisë së re dhënë për kompanitë private, duke arritur peshën më të lartë në […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.   Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.   […]

“Suezi” ndikon dhe në Shqipëri: Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina

“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.”   Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije për TCH se midis anijeve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara