Drejtoria e përgjithëshme e Tatimeve ka publikuar mënyrën e përfitimit të ndihmës financiare nga pketa 2 e shpallur nga qeveria.
Në këtë apketë janë 4 kategori që përfitojnë nga ndihma, të listuar si më poshtë. Aplikimi do të kryhet nëpërmjet portalit e-filing dhe e rëndësishme është gjithashtu posedimi i një llogarie bankare.
Njoftimi i plotë
Paketa e ndihmës financiare nr.2 – Njihuni me mënyrën e aplikimit për të përfituar ndihmën financiare sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020
Në bazë të VKM nr. 305, datë 16.04.2020 “Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e covid-19”, aplikimi do të kryhet nga subjektet, të cilët do të plotësojnë të dhënat e punonjësve të tyre, përfitues sipas kritereve të VKM së sipërcituar.
Aplikimi kryhet nga subjektet të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020, masat përfituese për të cilët janë:
Masa 1
Masa 2
Masa 3
Masa 4
Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 2”, tatimpaguesve që plotësojnë kriteret e mësipërme, pasi të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing, do t’iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie. Aplikimi do të kryhet vetëm 1 herë.
Trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3, është automatik, ndërsa aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT.
Nëse aplikimi Kërkesë për ndihmë financiare, është refuzuar (plotësisht apo pjesërisht), tatimpaguesi do të ketë keni mundësi të ankohet, duke plotësuar Formularin e ankesës në llogarinë e-filing, e cila do të publikohet në ditët në vijim.
Pas shqyrtimit të ankesës, nëse ajo do të rezultojë e drejtë, tatimpaguesi do të njoftohet dhe do të ketë mundësi të riaplikojë për përfitim të ndihmës financiare.
Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të Kerkeses per ndihme financiare nr.2 (bashkëngjitur këtij njoftimi) shpjegon hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.
Kujdes:
22 prill 2020
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]