Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Të paktën 866 punëtorë të një miniere ari në Siberi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19. Bëhet fjalë për një zinxhir infektimesh në minierën e dytë më të madhe të Rusisë, që mund të kërcënojë eksportet e minerareve nga vendi.

 

Për të menaxhuar situatën, që është përkeqësuar në dy javët e fundit, në rajonin Krasnojarsk Krai është dërguar ushtria ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes dërgoi ekspertët e saj për të luftuar përhapjen e coronavirusit edhe në fshatin Eruda, në lindje të Siberisë, ku ndodhet një tjetër minierë ari, më e madhja në vend.

 

Një total prej 60 ushtarakësh dhe 55 njësi të pajisura me mjete speciale udhëtuan drejt zonës, ku do të kryejnë operacione dezinfektimi dhe do të ngrenë një spital të improvizuar me 100 shtretër për të kuruar pacientët e sëmurë me virus.

 

COVID-19 u konstatua në zonë në fillim të muajit maj. Sipas mediave ruse, aktualisht 866 nga 6 mijë punëtorë rezultuan pozitive ndaj testit, por autoritetet nuk do të raportojnë statistikat derisa një hetim mbi rënien e epidemisë të ketë përfunduar, raporton euronews.

 

Një tjetër rajon i prekur rëndë nga virusi në vend është edhe ai i Dagestanit, ku infeksioni ka përfshirë disa fshatra malore.

 

Në tërësi, 308.705 raste janë konfirmuar në Rusi, me 85. 392 pacientë që janë shëruar. Ndërkohë, numri i vdekjeve në shkallë vendi rezulton 2972.

 

 

 

#Видео Военнослужащие сводного отряда Минобороны России завершили возведение полевого обсервационного лагеря на две тысячи койко-мест в Красноярском крае.#Минобороны #АрмияРоссии #ЦВО #ВоенныеМедики #БорьбаСКоронавирусом #COVID19 #Еруда #МТО

Posted by Ministry of Defence of the Russian Federation on Thursday, 21 May 2020

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara