e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.

 

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

 

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

 

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)

Testime totale                13621

Testime molekulare     12555

Testime serologjike       1066

Raste pozitive                   964

Raste të shëruara            758

Raste Aktive                      175

Humbje jete                        31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë       57

Durrës      44

Krujë         33

Shkodër    15

Kamëz      10

Berat        10

Fier            3

Elbasan     1

Mirditë     1

Korçë        1

 

Dr. Flutura Beqo

 

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Në 24 orët e fundit u identifikuan 15 raste të reja, shkon në 964 numri i të prekurveNga fillimi i epidemisë, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruarDr. Flutura BeqoMinistria e Shëndetësisë

Posted by Ogerta Manastirliu on Wednesday, 20 May 2020

 

 

 

Harta interaktive e Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA, pasqyron të dhënat e fundit mbi përhapjen e COVID-19 në të gjithë botën.

Më shumë

24 Bimët magjike të tokës shqiptare – zbuloni llojet mjekësore dhe aromatike

Në Shqipëri ka rreth 7233 lloje bimësh të cilat formojnë thuajse 32% të të gjithë florës së Evropës. Këtu futen edhe ato aromatiket apo medicinalet që janë përdorur gjerësisht nga mjekësia popullore ndër shekuj. Ndër to renditen dhe ato që në botë kërkohen vazhdimisht, e madje edhe eksportohen nga vendi ynë të cilat AgroWeb.org j’ua […]

Qendrat shëndetsore në plazhe, në Velipojë e Theth 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në një muaj

Prej 1 jave në spitalin e Shkodrës nuk është paraqitur asnjë qytetar me simptoma të dyshuara për covid! Për bluzat e bardha ky është një lajm i mirë. Por nuk po ndodh e njejta gjë me virozat e stinës! Kryesisht me simptoma gastro-intensinale apo edhe probleme kardiake, rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore […]

Shefi i OBSH-së: E përjashtuam para kohe teorinë se koronavirusi mund të ketë rrjedhur nga laboratori

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranoi se kishte qenë i parakohshëm përjashtimi i një lidhjeje mes pandemisë së COVID-19-s dhe një rrjedhjeje të mundshme të virusit nga një laborator. Ai tha të enjten se i ka kërkuar autoriteteve kineze të jetë më transparente ndërsa shkencëtarët po kërkojnë të gjejnë origjinën e koronavirusit. […]

Në treg edhe kanabis Made in Germany

Pas disa muajsh skepticizmi në Gjermani nisi kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Korrja e parë ishte me sukses dhe ka nisur edhe furnizimi i farmacive.   Kompania kanadeze Aphria RX korri thuajse 50 kilogramë kanabis në plantacionin e saj të parë legal në Neumünster në landin Schleswig-Holstein në veri të Gjermanisë. Plantacioni i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara