Ndihmë për spitalet italiane, furnizim me pajisje teknologjike dhe logjistike. Është ky premtimi i Presidentit amerikan Donald Trump, duke firmosur një memorandum, i cili u publikua mbrëmjen e së premtes, kur në Itali ishte natë për shkak të orëve të ndryshme mes dy vendeve.
Me këtë akt zyrtar, Shtëpia e Bardhë, njofton se ka pranuar kërkesën për ndihmë të Italisë.
“Republika e Italisë, një nga aleatët më të ngushtë dhe të vjetër, u shkatërrua nga pandemia e Covid-19, e cila mori më shumë se 18 mijë jetë, duke e çuar pjesën më të madhe të sistemit shëndetësor në kolaps dhe duke e kërcënuar ekonominë italiane se do shkojë në recension. Qeveria italiane i ka kërkuar ndihmë SHBA. Ndonëse përgjegjësia kryesore e qeverisë amerikane është të shikojë popullin e saj, do e ndihmojmë Italinë që të mposhtë këtë epidemi dhe të reduktojë ndikimin e krizës, duke treguar në të njëjtën kohë lidershipin e SHBA, përballë dezinformimeve kineze dhe ruse, duke reduktuar rrezikun e një infeksioni të ri nga Europa drejt SHBA”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga Trump.
Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë premton se do i përgjigjet nevojës urgjente të Italisë për pajisje mjekësore për të përballur epideminë dhje për këtë pjesë ngarkohet sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili do të mundësojë furnizimin e Italisë.
SHBA duke pasur 30 mijë punonjës në Forcat e Armatosura të pozicionuara në Itali, do t’iu ofrojnë spitaleve pajisjet e nevojshme, ushqim dhe asistencë teknike.
11 prill 2020
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]