Universiteti Trakya që ndodhet në pjesën veriperëndimore të Turqisë po modifikon maskat e zhytjes në respiratorë për pacientët me intubim që kanë nevojë për mbështetje gjatë frymëmarrjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga ky universitet përmes një kumtese thonë se një ekip ka filluar me prodhimin e aparatëve përmes printerëve 3D për të përshtatur maskat zhytëse për të qenë në përputhje me pajisjet e ventilimit mekanik.
Presidenti i universitetit, Erhan Tabakoğlu tha se maskat që mbulojnë tërë fytyrën, gjithashtu mbrojnë personin që e mban atë dhe njëkohësisht e zvogëlon rrezikun nga infeksioni.
Duke theksuar se maska do të ofronte mbështetje të shpejtë dhe të lehtë për pacientët që kishin nevojë për kujdes intensiv, Tabakoğlu tha se përveç pacientëve me COVID-19, aparatet mund të përdoren edhe për të tjerët që kishin nevojë për mbështetje të frymëmarrjes, përfshirë ato që vuajnë nga sëmundjet pulmonare.
“Aparati, i cili do të sigurojë mbështetje të shpejtë dhe të lehtë të ventilimit me maskë, tani e tutje do të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët tanë që kanë nevojë për to”, shtoi ai.
Turqia deri më tani ka raportuar 38.226 raste me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve është 812.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke infektuar rreth 1.5 milionë persona dhe shkaktuar vdekjen e pothuajse 90 mijë njerëzve deri më tani. Edirne, Anadolu Agency (AA)
9 prill 2020
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]