e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin morën vaksinën ruse kundër koronavirusit – Sputnik V – në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd, njoftoi Qeveria serbe.

 

Siç thuhet, vaksinën ruse e kanë marrë edhe një sërë zyrtarësh tjerë serbë, përfshirë Marija Gnjatoviç, nga Instituti për Energjinë Bërthamore, Dragana Despot, drejtoreshë e Institutit për Biocide dhe Ekologji Mjekësore dhe Mirsad Gjerlek, sekretar i Shtetit në ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë.

 

“Të gjithë jemi mirë. Do të marrim dozën e dytë brenda tre javësh, por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën, por iu përgjigjëm kërkesës së ekspertëve që zyrtarët më të lartë të tregojnë publikisht se nuk kanë frikë nga vaksinat”, tha kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiç.

 

Ai deklaroi se ky veprim nuk ka motive politike dhe shtoi se është rënë dakord që udhëheqësit e lartë institucional të merrnin vaksinat nga prodhues të ndryshëm në mënyrë që të rrisin besimin e qytetarëve në vaksinimin kundër COVID 19.

 

“Ne do të ju informojmë nëse nuk jemi mirë, por nuk besoj se bash vaksina ruse do të na ‘godasë’”, u tha Daçiç gazetarëve.

 

 

Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë, por edhe me vendet perëndimore. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç është imunizuar me vaksinën e kompanive perëndimore, Pfizer dhe BioNtech.

 

Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vullin theksoi se vaksinimi kundër COVID-19 është falas. “Unë besoj se vaksina është e mirë dhe se të gjithë duhet ta marrin atë. Doja të bëja një vaksinë ruse sepse besoj në mjekësinë ruse”, tha Vulin.

 

Dorëzimi i parë i 2,400 dozave të vaksinave Sputnik V arriti në Serbi më 30 dhjetor.

 

Agjencia serbe për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (ALIMS) njoftoi një ditë më vonë se importi ishte aprovuar dhe se ajo kishte përmbushur kushtet ligjore për përdorim.

 

Serbia dhe Bjellorusia janë vendet e para në kontinentin evropian që janë furnizuar me këtë vaksinë. Vaksina ruse ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) apo Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

 

Vaksina amerikano-gjermane, Pfizer / Biontech, është e para që mori miratimin për përdorim në Serbi dhe imunizimi i popullatës filloi zyrtarisht më 24 dhjetor.

 

Siç njoftoi qeveria e Serbisë më 6 janar, deri në fund të kësaj jave, planifikohet vaksinimi i 11,000 njerëzve. REL

 

 

Më shumë

Abazoviç: Rruga euroatlantike e Malit të Zi nuk do të ndryshojë

Rruga euroatlantike e Malit të Zi nuk do të ndryshojë, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Abazoviç theksoi se mënyra më e mirë për luftimin e shqetësimeve mbi orientimin perëndimor të Malit të Zi është forcimi i institucioneve demokratike përmes reformave dhe luftimit të […]

Me dy shtetësi, në dilemë për të votuar në Kosovë apo RMV

Prej 10 vitesh, 68-vjeçari Islam Bela ka mundësi të zgjedhë për përfaqësuesit e tij në dy shtete, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Ai asnjëherë nuk e lë t’i ikë mundësia për të votuar. Ai ka dy shtetësi, dhe jetën e kalon mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Edhe pse në moshë të thyer, asgjë […]

Gazetarët kundërshtojnë pretendimet e Erdoganit se media në Turqi është e lirë

Presidenti i Turqisë ka hedhur poshtë kritikat për gjendjen e lirisë së medias në vend, duke i thënë një rrjeti televiziv amerikan se vendi gëzon “liri të gjera”.   Por komentet e tij për televizionin CBS vijnë ndërkohë që disa gazetarë turq po përballen me padi.   Një prej tyre – gazetari dhe […]

Tensionet në veriun e Kosovës – në qendër të debateve në Këshillin e Sigurimit

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të targave të makinave dhe një operacion i policisë së Kosovës për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara, që çuan në protesta në veriun e banuar me shumicë serbe, dominuan debatin e së premtes për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.   Ministri i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara