e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Dallëndyshja e detit ballëbardhë (Sternula albifrons), ky shpend i vogël shtegtar që është reduktuar ndjeshëm në Parkun Kombëtar Divjakë -Karavasta dhe Shqipëri. Nga 300-400 çifte folezuese në Divjakë-Karavasta në fillim të viteve 1990′, sot kolonitë arrijnë maksimalisht një numër prej 60-90 çiftesh folezuese. Një rënie dramatike prej 75-80 % në 20 vitet e fundit.

 

Ndërsa shumica e habitateve të folezimit është nën përshqetësimin e forte të njeriut, pjesa e mbetur është seriozisht e kërcënuar nga erozioni i lidhur e rritjen e nivelit të detit si pasojë e ndryshimit të klimës globale.

 

Ndaj, më 9 May 2020, për Ditën Botërore të Shpendëve Shtegtarë, AOS dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier zgjodhën të veprojë në ndihmë të ringritjes së kolonive të Dallëndyshes se detit ballëbardhë, në një aktivitet birdwatching, edukues dhe përfshirje vendore në aktivitetet e mbrojtjes së natyrës.

 

Sot, një grup prej 15 anëtarësh dhe vulnetarësh të AOS, stafi i Aministratës së Zonave të Mbrojtura Fier dhe banorë të Divjakës, punuan së bashku në një ishull të vogël në Lagunën e Karavastasë me qëllim për krijimin e vendeve të sigurta të folezimit për Dallëndyshet e detit dhe sidomos Dallëndyshen e detit ballëbardhë.

 

Pas një pune prej afro tetë orësh ne arritëm të krijojme një sipërfaqe folezimi prej 300 m2. Ne shpresojmë që së shpejti ky vend të mbulohet nga Dallëndyshet e detit.

12 maj 2020

 

 

AOS-Albanian Ornithological Society

 

 

Më shumë

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Korriku i këtij viti, i treti më i nxehti në histori

Korriku i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë në histori. Në këtë përfundim arrijnë shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, të cilët paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.   “Me tendencën e globit për t’u ngrohur, […]

Malet nën pushtetin e zjarreve: Barinjve do iu ndalohet shfrytëzimi i kullotave

Vazhdoi edhe sot situata e rënduar me zjarret në malet e Qarkut të Vlorës, ku vatra më serioze është ajo në gadishullin e Karaburunit.   Rreth 500 trupa ushtarake, 50 automjete nga toka, si dhe 3 helikopterë nga ajri po bashkëpunojnë për të shuar zjarret, që rrezikojnë banesat dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.   Një […]

Tymi i djegies së plehrave mbulon Fierin

Qyteti i Fierit prej ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.   Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane. Zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve në Mbrostar. Sasia […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara