Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Shpesh kur flitet për sistemin e qeverisjes, nënkuptohet Shteti. Sistemi politik i qeverisjes ka tre komponentë themelorë, secili me funksione të veçanta, por të lidhur me njëri tjetrin me ndërveprime midis tyre:

 

a) strukturat formale, që përbëhen nga tërësia e institucioneve shtetërore dhe i agjensive qeveritare, si dhe tërësia e ligjeve kushtetuese e të procedurave të qeverisjes;

b) komuniteti politik, i cili nënkupton bashkësinë e njërzve të lidhur së bashku në të ashtuquajturën “ndarje politike të punës”, ku përfshihen autoritet politike, ose zyrtarët në postet qeverisëse, si dhe shtetasit në përgjithësi;

c) kultura politike është tërësia e vlerave të traditës dhe e ndjenjave, bindjeve dijeve apo pikëpamjeve që mbartin shtetasit në lidhje me sistemin politik.

 

Pra, shteti përfshin tërësinë e komponentëve të përmëndur më sipër, si dhe “koleksionin e institucioneve, ku qeveria konsiderohet vetëm një prej tyre. Këto institucione të tjera janë: ushtria, policia, drejtësia, sistemi i sigurimeve sociale, partitë politike, grupet sociale të interesit, organizmat joqeveritare dhe organizatat fetare. Përveç një përmbajtje të tillë, shteti ka dhe karakteristikën gjeografike, territorin ku ai shtrihet. Shteti është një njësi historiko-kulturore.

 

Ndërkaq, dallimet e Shtetit me qeverinë janë më të mëdha:

a) qeveria është pjesë e shtetit;

b) shteti është një entitet i vazhdueshëm, kurse qeveritë janë të përkohshme, “venë e vijnë”;

c) qeveritë përgjigjen për bërjen dhe zbatimin e politikave brënda shtetit;

d) shteti presupozon të pasqyrojë interesat e përhershme të shoqërisë, si sigurimin kombëtar, ndërsa qeveritë ndikohen nga përkrahësit, simpatizantët dhe parapëlqimet e ndërsjellta. Kështu, ndërsa ka vende që janë me ndryshime shumë të shpeshta të qeverive, në to shteti është i paprekshëm dhe funksionon rregullisht përmes karakteristikave gjeografike, të popullsisë dhe të institucioneve me karakter të veçantë shtetëror, si dhe me sovranitetin e brëndshëm dhe të jashtëm.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara