e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

Princesha Mako e Japonisë, ka hequr dorë nga titulli i saj mbretëror për t’u martuar me të dashurin e saj, i cili është një njeri i zakonshëm. Në lidhje me këtë ngjarje opinioni publik ka reaguar ashpër.

Mako, 30 vjeç, vajza më e madhe e princit Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, u martua me të dashurin, të cilin e njohu në universitetit, Kei Komuro.

Ligjet strikte të trashëgimisë në Japoni, i ndalojnë gratë të ngjiten në Fronin e Krizantemës dhe i detyrojnë ato të heqin dorë nga titujt e tyre, nëse martohen me njerëz të zakonshëm. Ceremonia, e cila u prit me protesta, u mbajt me dyer të mbyllura pa asnjë madhështi nga traditat mbretërore japoneze. Dasma e Makos ishte një ceremoni shumë e thjesht.

Princesha, e veshur me një fustan blu me një tufë lule të bardha, u dha lamtumirën prindërve të saj, përpara se të ndante një përqafim me motrën Kako, 26 vjeç. Duke lexuar një deklaratë të përgatitur, Mako mbrojti vendimin e saj për t’u martuar, duke e përshkruar Kein si “të pazëvendësueshëm” dhe duke thënë “martesa jonë është një hap i domosdoshëm që ne të jemi në gjendje të mbrojmë zemrat tona”.

Ajo gjithashtu kritikoi lajmet e shkruara gjatë fejesës së tyre, të cilat i akuzoi për përhapjen e informacionit të rremë dhe ‘thashethemeve të njëanshme’.

Familja mbretërore më parë zbuloi se ajo vuante nga çrregullime të ankthit, por princesha e mohoi.

 

 

 

Më shumë

Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë.   Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]

NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli

NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej.   Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara