e enjte 29 korrik 2021
e enjte 29 korrik 2021

 

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Censusi brenda vendit duhet të fillojë më 1 prill dhe të zgjasë deri më 21 prill.

 

Regjistrimi i popullsisë që aktualisht po zhvillohet në diasporë dhe brenda pak ditësh do të fillojë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur mjaft debate dhe si edhe në të kaluarën, çështja po merr dimensione politike.

 

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, e cila në fillim kërkonte shtyrjen për një vit të procesit për shkak të mospërputhjes, sipas saj, me rregullat e EUROSTAT-it, tash ngul këmbë që censusi të shtyhet për në vjeshtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Nga ana tjetër, pushteti është i vendosur që censusi të bëhet medoemos, vetëm nëse nuk përshkallëzohet gjendja me koronavirusin. Qeveria paralajmëron gjoba për ata që thërrasin në bojkotimin e regjistrimit të popullsisë dhe për ata që nuk ua hapin dyert regjistruesve.

 

Megjithatë, një takim që pritet të mbahet të hënën midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski do të sqarojë nëse do të ketë shtyrje të procesit ose jo.

 

Drejtori i Entit te Statistikave, Apostol Simovski thotë se censusi para së gjithash është një operacion që siguron të dhënat bazë për krijimin e politikave jetike për qytetarët.

 

“E keni lirinë që të deklaroheni ashtu siç ndjeheni dhe shfrytëzojeni këtë mundësi”, tha drejtori Simovski duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i harrojnë të gjitha thirrjet për bojkotimin e censusit, “t’i harrojnë trysnitë dhe imponimin e frikës se me anë të regjistrimit dikush do të preket nga sëmundja e tmerrshme e koronavirusit”.

 

“Do t’i respektojmë protokollet deri në pikën e fundit dhe askush nga pjesëmarrësit në regjistrim nuk do të ndikojë që pandemia të përhapet”, tha zoti Simovski.

 

Censusi i fundit në vitin 2002 nxori pak mbi dy milonë banorë, prej tyre 25 përqind shqiptarë. Në dhjetë vitet e fundit ka pasur një shpërngulje drejt Evropës Perëndimore dhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore kjo shifër tejkalon 400 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët u larguan për një jetë më të mirë.

 

Sëkëndejmi, komunitetet joshumicë mund të realizojnë më shumë të drejta nëse përbëjnë të paktën 20 përqind, apo kur janë 50% në një komunë të caktuar mund të përdorin edhe simbolet e tyre kombëtare.

 

Prandaj shqiptarët i japin rëndësi regjistrimit të diasporës, ku deri më tash janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por jo të gjithë evidentohen si banorë rezidentë.

 

Thirrjeve për regjistrimin e shqiptarëve në diasporë i është bashkuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

 

Për cenusin janë interesuar edhe Shtetet e Bashkuara, teksa Ndihmës-Sekretari i Departamentit të Shtetit Matthew Palmer ka inkurajuar drejtuesin e opozitës, Mickovski dhe partinë e tij VMRO-DPMNE “që të punojnë së bashku me të tjerët për të siguruar suksesin e censusit që është një mjet i rëndësishëm statistikor për përmirësimin e qeverisjes”, është shprehur zoti Palmer. VOA

 

Më shumë

1 vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia e Veriut po shënon 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, në një ceremoni që u mbajt në një kazermë të Shkupit, tre aeroplanë ushtarakë të Aleancës fluturuan mbi kryeqytetin e vendit, ndërsa pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut shfaqën pjesë të stërvitjeve para krerëve të institucioneve më të larta […]

Xhepçishti – Fshati i Tetovës ku nuk ka të papunësuar

Fshati Xhepçisht, është fshat 4 km larg Tetovës, në aksin rrugor Tetovë-Jazhincë-kufiri me Kosovën. Fshat i njerëzve punëtor dhe bujar, ku papunësia është më e ulët në Maqedoninë e Veriut. Punojnë pothuajse të gjithë.   Të gjithë ish-mërgimtarët që janë kthyer në vendlindjen e tyre, në Xhepçisht kanë investuar në reparte prodhuese (jo tregtare) […]

Regjistrohet Bashkësia Islame Selefiste në Maqedoni, reagon ashpër BFI

Më datë 16 shkurt 2021, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV në mbledhjen e rregullt me në krye Reis Ulemanë e BFI-së Hfz. Shaqir ef. Fetain, shqyrtoi zhvillimet e fundit, gjegjësisht regjistrimin e të ashtuquajturës Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith dhe solli këto vendime:   Me indinjatë të thellë reagojmë kundër […]

Debati në Shkup: Etniteti në letërnjoftim – po ose jo?

Në Maqedoninë e Veriut po diskutohet shënimi i përkatësisë etnike në letërnjoftim. Partitë shqiptare në përgjithësi e mbështesin këtë propozim të iniciuar nga Lëvizja Besa.     Lëvizja Besa ka propozuar ndryshimin e ligjit për letërnjoftim, me të cilin do të mundësohet që në letërnjoftime të ekzistojë shënimi i etnisë në mënyrë që krahas […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara