e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

 

Lëvizja Socialiste ka vetëm 1 deputet të ri, ndërsa të 3 kandidatët e Partisë Social-Demokrate do të jenë përherë të parë në parlament.

 

Qarku me më shumë debutues është Tirana, teksa 11 nga përfaqësuesit do të ulen për herë të parë në karriget e Kuvendit.

 

Nga radhët e socialistëve janë 7 prej tyre, Luljeta Bozo, Toni Gogu, Alqi Bllako, Etjen Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Belinda Balluku dhe Etilda Gjonaj, të cilët lënë jashtë disa nga emrat e njohur të Partisë, si Pandeli Majko, Ervin Bushati, apo Fidel Ylli.

 

Partia Demokratike ka vetëm 2 emra të rinj të zgjedhur në Tiranë, Belind Këlliçin dhe Alfred Rushajn, teksa lista e Tiranës pati një numër të konsiderueshëm emrash nga aleatët.

 

1 prej emrave rishtarë të parlamentit është dhe Gertjan Deda, i cili përfaqëson siglën e PSD-së, ndërsa për herë të parë mandatohet si depuete dhe Erisa Xhixho nga radhët e LSI.

 

Vlora është qarku I dytë sa i përket prurjeve të reja, me 9 nga 12 deputetëtqë janë debutantë. Prej tyre 6 janë socialisë, 3 janë demokratë.

 

Në qarkun e Elbasanit, numri I deputetëve të rinj është 8, ndërsa ndahet në mënyrëtë barabartë mes dy kampeve. Edhe Shkodra dërgon në Kuvend 8 emra të rinj, 4 nga PD, 2 nga PS, si dhe 2 nga Partia SocialDemokrate. Në Fier 4 nga 6 demokratët e listës fituese bëhen për herë të parë deputetë, ndërsa 3 janë socialistët rishtarë.

 

Nga 11 deputetëte Korçës, 5 betohen për herë të parë, 3 nga PD e 2 nga PS, ndërsa Durrësi sjellndarje të barabartë PS-PD mes 4 të rinjve.

 

Lezha dhe Berati sjellin situata të ngjashme: secili qark ka 7 deputetë dhe në të dyja rastet 4 janë janë të rinj. Dibra ndonëse me vetëm 5 deputetë, çon në Parlament 3 debutues. Kukësi bën të njëjtën gjë me 2 prej 3 mandateve të veta. Gjirokastra është qarku i vetëm me 1 deputet të ri.

 

 

Më shumë

Grup parlamentar paralel me PD

Pasditen e se mërkurës, aleatët e Partisë Demokratike pritet të mblidhen për të diskutuar për mënyrën se si do të strukturohen dhe organizohen në Kuvend.   Rregullorja e Kuvendit, sanksionon që një grup parlamentare nuk mund të krijohet pa pasur 7 deputet.   Asnjë nga forcat politike me përjashtim të demokratëve dhe socialistëve […]

Kancelarja Merkel viziton Shqipërinë më 14 Shtator

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë në Shqipëri më 14 Shtator. Bëhet me dije se vizita e kancelares gjermane vjen në kuadër të procesit të Berlinit.   Kjo do të jetë vizita e fundit e Merkel si kancelare jashtë vendit. Ajo do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dënoi aneksimin e Krimesë, reagon Rusia

Rusia ka reaguar për Samitin “Platforma për Krimenë” të zhvilluar pak ditë më parë ku mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuese ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.   Samiti miratoi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus në rastin e Krimesë.   “Mbështetje e palëkundur për integritetin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara