e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2021”, përveç stërvitjeve në 7 baza të ndryshme të vendit tonë, po zhvillojnë ditë të hapura për publikun në disa qendra të ndryshme të Shqipërisë.

 

“Defender Europe 21” këtë herë zbarkon në zemër të Tiranës. Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah tek “Nënë Tereza” mund t’i shihni të gjithë nga afër të dielën duke nisur nga ora 10:00”, shkruan ministri i mbrojtjes Peleshi në Facebook.

Stërvitja “Defender 2021” me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet përgjatë të gjithë muajit maj deri në mesin e muajit qershorit. Këtë vit 28,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende do të zhvillojnë aksione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, nga Baltiku në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe Detit të Zi dhe Shqipëria ofron 7 baza të ndryshme të saj, për stërvitjen më të rëndësishme.

 

Më shumë

NATO nis stërvitjet ushtarake në Shqipëri

NATO nisi sot stërvitjen ushtarake në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mijëra forcave nga Shtetet e Bashkuara.   Stërvitjet në këtë shkallë janë të parat në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore, tha koloneli amerikan, Joseph Scrocca.   Ai tha se Shqipëria është “një aleate e vendosur e NATO-s që nga viti 2009” […]

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë.     Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe […]

Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s.   I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram […]

Sekretari i Shtetit Pompeo, falenderon Shqipërinë për kontributin në Ngushticën e Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku falënderon vendet që kontribuojnë në ruajtjen e linjës së transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.   Mes vendeve që janë bërë pjesë e këtij koalicioni është dhe Shqipëria, për të cilën Pompeo bëri një falënderim të veçantë.   “Faleminderit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara