Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, i ka uruar mirëseardhjen disa gjeneralëve amerikanë në Shqipëri, në kuadër të stërvitjes ushtarake ‘Defender21’.

 

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se ata do jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, detarë dhe pilotë amerikanë dhe shqiptarë duke punuar sëbashku në këtë stërvitje ushtarake historike.

 

“Lajm i mirë: Pres me kënaqësi për t’i uruar mirëseardhjen disa gjeneralëve amerikanë në Shqipëri javën e parë të Majit si pjesë e Defender21. Ata do jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, detarë & pilotë amerikanë dhe shqiptarë duke punuar sëbashku në këtë stërvitje ushtarake historike”, shkruan ambsadorja Kim.