e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

“Dekorata e flamurit kombëtar”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar. Përgjithësisht propozuesi për dhënien e kësaj dekorata është vetë Presidenti i Republikës (pra me nismën e tij), mund të jetë gjithashtu Kryeministri ose Kuvendi.

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë. Propozuesi mund të jetë Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit.

Dekorata “Nderi i kombit”

  • U jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës, por edhe të gjithë institucionet që parashikohen në Rregulloren e Procedurave të Dekorimeve, si Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministrat, Institucionet e pavarura etj. që propozojnë sipas fushës përkatëse.

Dekorata “Nënë Tereza”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës ose institucionet që parashikon Rregullorja e Procedurave të Dekorimeve (Kryeministri, Kuvendi, ministritë, organet e pavarura etj.)

“Dekorata e artë e shqiponjës”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës si dhe të gjitha institucionet e parashikuara në Rregulloren e Procedurave të Dekorimeve, organet e pushtetit vendor, etj.

Dekorata “Pishtar i demokracisë”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë.

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.

Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar.

Titulli “Martir i demokracisë”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Titulli “Mjeshtër i madh”

  • U jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit. Propozimi bëhet si rregull nga institucionet e parashikuara nga Rregullorja e Procedurave ose me nismë të Presidentit të Reublikës.

Titulli “Naim Frashëri”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës si dhe institucionet e parashkuara në Rregulloren e Procedurave të Dekorimeve, organet e pushtetit vendor, etj.

Titulli “Për merita të veçanta civile”

  • U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikën e Shqipërisë. Propozuesit janë Presidenti i Republikës si edhe organet sipas Rregullores së Procedurave, ministritë, institucionet, organe të pushtetit vendor, etj.

Medalja “Shërbime Ushtarake”

  • U jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për merita të veçanta në shërbimin ushtarak në Shqipëri. Propozuesi mund të jetë Presidenti i Republikës, organet e parashikuara nga Rregullorja, veçanërisht Ministria e Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Medalja e Mirënjohjes

  • U jepet qytetarëve shqiptarë ose të huaj, në raste festash zyrtare dhe ngjarjesh historike

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara