Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Del vlerësimi zyrtar për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku në vlerë financiare shkon 958 milionë euro.

Ministri fuqiplotë për emergjencat dhe tërmetin, Bledi Çuci deklaroi ditën e sotme se “Ekspertët që janë angazhuar në këtë proces, në bazë të metodologjisë së gjithëpranuar, kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë 74 mijë e 906 euro”.

Sipas tij, raporti është hartuar sipas standardeve të Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara si në vendet e tjera të botës.

Ai e cilësoi një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.3 ballë i cili shkaktoi 51 viktima, plagosi 900 të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz dhe.

Ministri detajoi se ë total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 mijë e 291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore.

Nga ana e tij ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se u bë një vlerësim i plotë i nevojave dhe se tani është faza e rindërtimit.

“Ky dokument do të ndahet me ndërkombëtarët, që mezi po e prisnin për të kuptuar se çfarë fondesh do të ishin. Nevojat janë mjaft të mëdha, deri në shifrën 1 miliard euro. Konferenca e donatorëve do të bëjë bashkë përfaqësues nga më shumë se 100 vende”, deklaroi Soreca.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara