e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Shërbimi “Delivery”, ai i transportit të ushqimeve me porosi nëpër shtëpi, po përdoret gjerësisht nga trafikantët për të shpërndarë droge. Alarmi jepet nga Interpol.

 

Në një deklarate të organizatës, thuhet se kjo është mënyra përmes të cilës grupet kriminale po mbajnë gjallë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm që gjeneron miliona Dollarë, në kushtet e bllokimit të transportit në pjesën më të madhe të globit, prej masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

 

Substanca si kokaina, marijuana e shumë lloje të tjera drogash shpërndahen me kuti picash ose me mbështjellës të tjerë të ushqimit.

 

Sasia shpërndahet sipas porosisë, e madhe apo e vogël qoftë”, thuhet në deklaratë. Dërgesat bëhen kryesisht me motoçikleta, mjetet më të përdorura këto ditë për shpërndarjen e ushqimeve, por edhe me biçikleta e automjete që qarkullojnë me autorizim të posaçëm, raporton TV KLAN.

 

Qindra raste janë konstatuar nga policitë e vendeve të ndryshme si në Spanjë, Britani të Madhe e deri në Malajzi. Interpol ka njoftuar strukturat e policive të 194 vendeve anëtare, që të gjurmojnë këtë formë të re që ndihmon kriminalitetin.

 

Në një deklaratë të mëhershme, Interpol paralajmëroi po ashtu se edhe trafiku ndërkombëtar i drogës, kryesisht ai i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës vijon të jetë aktiv. Droga transportohet në konteinerët e mëdhenj të mallrave që qarkullojnë me anije, përmes atyre linjave që nuk kanë pezulluar aktivitetin pavarësisht masave anti-COVID.

 

2 maj 2020

Më shumë

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të […]

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime […]

Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin

Afërdita Suka do të jetë deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin. E zgjedhur drejtpërdrejt nga elektorati.   Është e pamundur të mos i rrekesh hedhjes në letër të ekzaltimit shpirtëror, teksa e kupton se një shqiptare e re, intelektuale e mirëfilltë, një nënë e bashkëshorte e devotshme dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara