e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

Dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë izolimit nga Covid 19. Ato janë gjetur të dëmtuara gjatë kontrollit nga punonjësit e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, në datën 13 prill 2020.

Menjëherë është lajmëruar Drejtoria e Policisë Vendore, Fier, e cila erdhi menjëherë në vendngjarje. Tashmë ngjarja është nën hetimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Nga inspektimi në terren u konstatua se kolonat kanë pësuar shkëputje të tamburëve nga njëri-tjetri dhe ciflosje. Specialistët e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis kanë mbledhur dhe dokumentuar çdo element të shkëputur. Sipas specialistëve, nuk ka asnjë humbje të parikuperueshme në monument.

Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut ka hartuar menjëherë një projekt restaurimi, i cili është aprovuar tashmë pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës.

Puna për ringritjen e kolonave dhe restaurimin e tyre do të nisë në ditët në vijim.

Parku i Apolonisë është një nga më të rëndësishmit në vendin tonë, me një shtrirje prej 700 hektarësh dhe ruajtja e këtyre sipërfaqeve, ka shfaqur vështirësi përgjatë viteve.

Duke dënuar këtë akt vandal dhe antishqiptar, me besim të plotë se Policia e Shtetit do të zbardhë këtë çështje, dhe përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë, Ministria e Kulturës i bën thirrje çdo qytetari të kontribuojë me përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri të lartë civile, në ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.

Më shumë

Historia e mbrojtjes së hebrenjve gjatë “Shoah” do të mësohet me të njëjtin tekst në të gjitha shkollat e mesme në Izrael, Shqipëri e Kosovë

-Teksti është ndërtuar mbi bazën e përvojës së shpëtimit të tyre në Shqipëri-     Ambasada e Izraelit në Tiranë organizoi përurimin e tekstit të mësuesit dhe nxënësit “Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit (Shoah)”. I pranishëm në ceremoninë e përurimit Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Përurimi u bë me praninë e […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

“Mesdheu”, një film për krizën e emigrantëve në Evropë

“Mesdheu”, një film bazuar në një histori të vërtetë që tregon se si u shpëtuan më shumë se 62 mijë emigrantë në detin Mesdhe u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Romë.   Filmi artistik spanjoll tregon se si Oscar Camps, një qytetar katalanas dhe aktivist me një anije të vogël filloi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara