e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

 

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi e cilësojnë si joserioze ftesën e kryeministrit malazez për bisedime dhe mundësisht për hyrjen e tyre në qeveri.

 

Deputeti dhe ish-nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu vlerëson se ftesat e fundit, janë shtuar si pasojë e krizës qeveritare në Mal të Zi.

 

“Kryeministri na ka ftuar publikisht që të jemi pjesë e qeverisjes, por ajo ftesë nuk ishte e sinqertë, nuk ishte e plotë dhe më tepër u paraqit për hirë të opinionit ndërkombëtar pasi ne kurrë nuk morëm asnjëfarë përgjigje nga kryeministri”, tha zoti Nimanbegu për Zërin e Amerikës.

 

Deputeti Nimanbegu, vë në dukje, se shumica parlamentare në Mal të Zi është në një krizë të dukshme dhe se ata kërkojnë rrugëdalje nga kjo situatë.

 

“Kjo qeverisje është dëshmuar si një eksperiment i quajtur “ Qeveri e ekspertëve”, e cila nuk ka mbështetje të kuvendit, por as ligjimitetin parlamentar dhe këtë e shohim si një përpjekje për tu ruajtur një qeverisje që kanë shumë pika ndarëse në mes të tyre”, thekson zoti Nimanbegu.

 

Kjo situatë, sipas deputetit dhe anëtarit të Komisionit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka ka shënuar hapa prapa në integrimet evropiane të vendit.

 

“Mendoj se kemi shënuar hapa prapa gjatë këtij viti. Ne presim raportin për këtë periudhë 1 vjeçare për përparimin e Malit të Zi drejt integrimeve evropiane, por të gjitha treguesit sinjalizojnë se ne nuk kemi bërë asnjë hap përpara, por përkundrazi kemi shënuar hapa prapa”, tha zoti Gjeka.

 

Daljen nga kriza politike deputetët shqiptarë, ashtu si edhe opozita malazeze, e shohin përmes një qeverisjeje të pakicave ose qeverisjes teknike pa i përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme.

 

Deputeti Gjeka mendon se më së miri do të ishte që të krijohen resurset zgjedhore dhe të mos keqpërdorën ato.

 

“Më së miri do të ishte mos ti jepet mundësi shumicës proserbe dhe proruse të keqpërdor resurset zgjedhore në fushatë dhe siç kemi vërejtur, mund ti përdorë në një mënyrë katastrofike”, tha zoti Gjeka.

 

Ndërkaq, deputeti Nimanbegu vlerëson se dalja nga kjo krizë duhet të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje sa më demokratike.

 

“Dalja nga kjo krizë e thellë duhet të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje demokratike dhe të plota. Opsioni që të formohet një qeveri teknike do të ishte më mirë”, tha zoti Nimanbegu.

 

Deputetët shqiptarë vlerësojnë se ditëve në vijim priten ndryshime në skenën politike në Mal të Zi dhe në këtë kuadër ata shprehen se do të mbështesin partitë e opsionit promalazez.

 

Më shumë

Evropa ndihmon Malin e Zi për borxhin masiv ndaj Kinës

Në foto: Një pjesë e autostradës së re që lidh qytetin e Tivarit në Mal të Zi me Serbinë.     Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmuar Malin e Zi që t’i shlyejë një borxh Kinës, në vlerë prej një miliard dollarësh.   Këtë borxh, Mali i Zi e kishte marrë për […]

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.   Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, […]

Sondazh: Mali i Zi “dështon në trajtimin e krimeve të luftës”

Dubrovniku në Kroaci pasi u sulmua nga forcat jugosllave në nëntor 1991. Foto: EPA/PETER NORTHALL.     Një sondazh i opinionit publik tregoi se shumica e malazezëve besojnë se vendi i tyre nuk po i trajton si duhet krimet e viteve 1990 dhe se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet të trajtojë çështjet që kanë lidhje […]

Mal i Zi: Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç

Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.   “Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara