Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sheshin Skënderbej, në kryeqytet. Sikurse raportohet një makinë ka tentuar të futet në qendrën e vaksinimit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve.
Më pas makina ka tentuar të përplasë qytetarët por është neutralizuar prej tyre.
Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar mbi incidentin dramatik të ndodhur në Sheshin Skënderbej, ku një makinë u fut mes njerëzve duke vënë në rrezik jetët e tyre me manovra të rrezikshme.
Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes si një 32-vjeçar, me inicialet A.M, i cili nga verifikimet që i janë bërë dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij personi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
“Fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në Sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët”, tha Policia.
“Erdhi një makinë e aksidentuar drejt turmës së njerëzve në një mënyrë shumë të rrezikshme. Iu hodha me të dyja këmbët në xham, nga dera e pasagjerit, dhe e neutralizova për momentin. E mbajtën qytetarët, policia, se di kush ka qenë tjetër. Hedhjen nuk e di si e bëra. E ndjeva, e bëra! Më shtyu jeta e njerëzve të pafajshëm, nuk meriton askush që të vdesë në Sheshin Skënderbej pa asnjë arsye. I kam rënë me dy këmbët në fytyrë dhe është shtrirë, pastaj e kanë kapur. Makina ishte në ecje”, deklaroi Klodi, i riu i cili parandaloi një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa fatale.
Krahas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme, ku një makinë ka rrezikuar të përplasë qytetarët, një tjetër incident ka ndodhur mes policisë bashkiake dhe një qytetari në Sheshin Skënderbej.
Sikurse shihet në videon e mëposhtme, policia bashkiake ka tentuar t’i marrë atij derrin, të cilin e mbante varur në biçikletë.
Qytetari nuk ka lejuar që kjo gjë të ndodhë, çka ka çuar në një përpasje verbale mes palëve.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]