Albanian Profile
e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Më 21 maj të vitit 1928 vdiq Dervish Hima atdhetar, publicist e diplomat shqiptar. I njohur me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi, Hima lindi në Ohër më 21 maj të vitit 1875, në një familje të pasur, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Manastir dhe Selanik dhe për dy vjet studioi mjekësi në Stamboll. Me vajtjen atje, fillimisht mbështeti Lëvizjen e Re Turke, në kuadër të së cilës filloi edhe të reflektojë mbi çështjen shqiptare. Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës “Arnautlluk” në Stamboll e më pas i gazetës “Albania” në Zvicër. Në vitin 1903, Dervish Hima botoi revistën dyjavore “L’Albanie” në Gjenevë. Po këtë revistë, ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj përgjatë 1905-1906, në Bruksel. Më 1909 në Stamboll, Dervishi drejtonte të përjavshmen “Shqipëtari” – “Arnavud”, së bashku me Hilë Mosin, një revistë kjo në gjuhën shqipe dhe turke, e mbështetur financiarisht nga Austro-Hungaria, botimi i së cilës u ndalua në fund të vitit 1910.

Dervish Hima ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai shkroi e botoi: “Varri i liridashësve”, “Pasqyra e krimeve të Sulltanit”, “Një zë nga burgu në kohën e lirë” dhe vepra të tjera.

 

Më shumë

149-vjetori i lindjes së Asdrenit

Asdreni (Aleks Stavër Drenova, 1872-1947), ishte poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit. Lindi në Drenovë të Korçës. Shkollimin e mesëm e nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim mërgoi në Rumani (1885); u rikthye në atdhe disa herë (1889, 1914, 1937) për pak kohë. Kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe […]

Zef Seremben – poeti me shpirt të trazuar…

…Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Zef Serembe (Giuseppe, 06.03.1843 – 1901) është poet lirik arbëresh. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e […]

Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)

Kostandin Kristoforidhi ka lindur në Elbasan në vitin 1827. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Gjatë viteve 1847-1850 Kristoforidhi i mësoi gjuhën shqipe albanologut Hahn, i cili ishte konsull i Austrisë në Janinë. Vite më vonë Hahni me ndihmën e Kristoforidhit zbuloi shkrimet e Dhaskal Todrit. Në bashkëpunim me […]

Ismail Kadare: Ky vend bëhet!

“Jam kundër ligështimit moral. Për fat të keq, ai shfaqet përherë e më shpesh. Kjo ndodh me popujt që porsa dalin nga tiranitë, ku optimizmi dhe entuziazmi bënin pjesë në ritualet e diktaturës. Megjithatë ligështimi moral, qoftë edhe i veshur me kostum antikomunist, mendoj se është dëmtues.   Përmendëm dy nga lëngatat më të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara