e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Vrasja e gazetarëve në vendet e BE është shpeshtuar vitet e fundit. Tani Brukseli po përpiqet të vendosë kornizat për një mbrojtje më të mirë, por shumë gjëra janë vonuar, mendon Barbara Wesel.

Rastet më të njohura të gazetarëve të vrarë që tronditën publikun vitet e fundit ishin vdekjet e Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe Jan Kuciak në Sllovaki. Këto raste kanë rezultuar me demonstrata masive dhe një ndryshim të qeverisë. Pastaj vrasja e reporterit për krimet Peter R. de Vries, që tronditi Holandën në verë, e në pranverë u vra edhe reporteri grek Giorgos Karaivaz, por kjo nuk ka shkaktuar ndonjë valë të shkrimeve në mediat ndërkombëtare. Bashkimi Evropian tani dëshiron t’i mbrojë gazetarët më mirë, por kjo nuk mund të konsiderohet asgjë tjetër veçse një gjest i pafuqishëm. Sepse arsyet e vrasjeve janë strukturore dhe tregojnë për një dështim më të thellë.

 

Korrupsioni dhe krimi i organizuar

Sulmi me bombë i vitit 2017 ndaj gazetares investigative nga Malta tronditi bashkatdhetarët e saj, si dhe publikun më të gjerë evropian. Si ishte e mundur një vrasje e tillë publike e një gruaje në mes të Evropës që i ishte përkushtuar luftës kundër korrupsionit në atdheun e saj?

Sqarimi i çështjes në Maltë filloi vetëm kur BE ndërhyri dhe kolegët gazetarë filluan të hulumtojnë ngjarjen. Ndërkohë si një organizator i mundshëm i vrasjes është nxjerrë para gjykatave një oligark, bizneset e të cilit Galizia ishte duke hulumtuar. Por kanë kaluar dy vjet nga vrasja, para se qeveria e Joseph Muscat të detyrohej të jepte dorëheqjen. E pasardhësit në qeveri janë nga e njëjta parti. Ka dyshime se rasti nuk është sqaruar deri në fund.

Rasti i Jan Kuciak, i cili u ekzekutua brutalisht nga vrasësit me pagesë, së bashku me partneren e tij në vitin 2018, është shumë i ngjashëm. Edhe në Sllovaki, çështja ishte korrupsioni dhe përfshirja e politikanëve të lartë në biznesin kriminal. Edhe atje hetimet fillimisht u vonuan. Gazetari sllovak gjithashtu thuhet se ka rënë viktimë e një oligarku. Procesi i parë kundër tij përfundoi me një shfajësim befasues. Ndërsa në shkallën e apelit ende nuk është marrë ndonjë vendim.

 

Vrasja e porositur e reporterit holandez të krimit de Vries, nga ana tjetër, erdhi nga qarqet e krimit të organizuar. Ndoshta nga të njëjtët bosë që inicuan edhe vrasjen e një avokati dhe një dëshmitari.

 

Propozimet boshe

Kur BE tani i bën rekomandime shteteve anëtare për të mbrojtur më mirë gazetarët, ato nuk mund të konsiderohen asgjë më shumë se një shprehje e pafuqisë së tyre. Linjat telefonike hotline dhe kontaktet institucionale për gazetarët e kërcënuar janë krejtësisht të pakuptimta, nëse ata nuk mund t’u besojnë autoriteteve të tyre. Kjo vlen mbi të gjitha për ato vende të Evropës Lindore ku ngatërrimi i njerëzve të korruptuar të biznesit dhe politikës është bërë një sistem dhe mbrojtja ligjore është minuar prej kohësh.

Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe të tjerët janë shembuj të asaj që ekspertët e quajnë “shteti i kapur” – shtete ku politika, administrata publike, drejtësia dhe njerëzit e biznesit kriminel janë bërë një trup i përbashkët. Nga ana tjetër, ato pak media të pavarura që kanë mbetur nuk po mund të bëjnë hulumtimet e duhura në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Tmerri në Holandë ishte më i madh kur u bë e qartë se autoritetet atje funksionojnë normalisht, por krimi i organizuar ka qenë në gjendje të përhapet i pakontrolluar për vite me radhë dhe ka pasur pak përpjekje për të luftuar sistematikisht bandat. Në Greqi, nga ana tjetër, njerëzit ishin më pak të befasuar nga një “ballkanizim” i tillë i shtetit.

 

Dështimi i shtetit juridik

Por kudo që ka korrupsion të rrënjosur thellë ose përparim të krimit të organizuar, sundimi i ligjit dështon në vendet e BE-së. E Brukseli – për të mos rrezikuar paqen politike – shikoi në heshtje për vite me radhë si u infiltruan krimi i organizuar në sistemet e vendeve të  Evropës Lindore. Ndërsa tani Komisioni Evropian në Bruksel ka filluar të kërkojë në Poloni dhe Hungari që ky fenomen të luftohet.

Aty ku ka autoritete të pavarura gjyqësore dhe policore, ligji penal u ofron zakonisht gazetarëve të njëjtën mbrojtje sikur edhe të gjithë qytetarë të tjerë. Aty ku politika ka minuar sundimin e ligjit, nuk mund të ketë as mbrojtje. Evropa do ta ketë shumë vështirë të fillojë të korrigjojë gabimet e së kaluarës. Tani thirrja e shteteve anëtare për t’u dhënë gazetarëve mbrojtje të veçantë nuk është gjë tjetër veçse alibi politike. DW

Më shumë

A është Europa gati për një valë migrimi post-COVID?

Imigracioni i paautorizuar në Europë ra në kulmin e pandemisë. Ndërsa vendet e BE -së rihapen, flukset e emigrantëve po rriten. Çfarë do të thotë për BE – dhe për emigrantët?   Për shumë vende në Europë që kanë kapërcyer valët e pandemisë koronavirus, të qenit në një turmë edhe një herë është një […]

Gjermania: Rrugë me pengesa nga Rënia e Murit tek bashkimi

Një formulim jo i saktë për ligjin e ri të RDGJ-së për lirinë e udhëtimit çon në rënien e Murit të Berlinit. Gati një vit më vonë vuloset bashkimi i Gjermanisë. Stacionet deri më 3 tetor 1990 lexohen si roman policesk.   9 Nëntor: Pak orë pas fjalëve të famshme të Schabowskit( “…sipas dijenisë […]

Britania synon zbutjen e krizës me karburante përmes ushtrisë

Britania e Madhe do të angazhojë gati 200 pjesëtarë të ushtrisë, 100 prej të cilëve shoferë, që nga e hëna të ndihmojnë në dërgim të karburanteve nëpër stacione të naftës dhe të ndihmojnë në zbutje të krizës, që ka ardhur si mungesë e shoferëve.   Qeveria britanike ka thënë të premten se shumë stacione […]

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

Më 3 tetor 1990 u nënshkrua zyrtarisht bashkimi i Gjermanisë, një vit pas rënies së Murit të Berlinit. Marrëveshja përcaktoi modalitetet e bashkimit dhe nivelimin gradualisht të standardeve mes lindjes dhe perëndimit.     Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara