Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

 

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje kandidatëve dhe liderëve të partive politike që të demonstrojnë maturi, qetësi në komunikimet pulbike.

 

Celibashi në apelin e tij lëshuar nëpërmjet postimit në rrjetet sociale shprehet se situata e votimit është e qetë dhe me shumë pak probleme teknike.

 

“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu t’i adresohen mbështetësve”, shkruan kryekomisioneri.

 

Ndërsa ky apel duket si shkon edhe në adresë të krerëve të institucioneve, dukë nënkuptuar edhe presidentin Ilir Meta.

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka bërë një përmbledhje në lidhje me procesin e deritanishëm të votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Vetëm në 142 qendra votimi procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë manuale, ndërsa në të gjithë qendrat e tjera të votimit po bëhet në mënyrë biometrike. E vërteta është se kemi pasur disa problematika, por që deri më tani në varësi të pritshmërisë sonë ka qenë e ulët përqindja e qendrave të votimit ku nuk po zhvillohet identifikimi biometrik. Ka pasur probleme nga informacioni i operatorëve dhe nga  fakti se ka pasur dhe probleme teknike të pajisjes, në raste kur pajisja nuk e printon fletën, procesi i votimit duhet që të vijojë. Nuk ka asnjë arsye që nëse nuk funksionon printeri të mos përdoret pajisja. Kanë qenë më shumë se 5 mijë telefonata në mëngjes, të cilat kanë marrë përgjigje sqaruese në lidhje me problematikat”, ka thënë Celibashi.

 

“Dua tju bëj një thirrje, për drejtuesit dhe përfaqësuesit që kanë anëtarët në qendrat e votimit. Këta të respektojnë rregullat, kush largohet do të mbajë përgjegjësi dhe me vepra penale”, ka thënë Celibashi.

 

Në total sipas KQZ kanë votuar 16% e votuesve në shkallë vendi. Këto janë të dhënat paraprake të lëshuara nga ana e KQZ-së.

 

Berati ka 18.1% pjesëmarrje deri më tani, Durrësi 16,6%,  Qarku i Tiranës ka mbi 19%.

 

Ndërsa si qytet, Tirana ka arritur 19.86 % e votuesve. Këto janë të dhënat deri në orën 10:00.

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara