e diel 7 mars 2021
e diel 7 mars 2021

 

Duke nisur nga sot qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet.

Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe. Sipas grafikut sesi do të bëhet menaxhimi i lëvizjes së automjeteve, është vendosur e gjithë sinjalisitka e nevojshme, horizontale dhe vertikale, dhe në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore dhe atë Bashkiake janë marrë masat që të mos ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.

 

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, drejtori i ARRSH Ergys Verdho, theksoi se punimet në nyjen “Shqiponja” kanë hyrë në fazën e tretë dhe po punohet intensivisht në mënyrë që kjo vepër, e cila zgjidh problemin e trafikut në hyrje të kryeqytetit, të përfundojë në një kohë sa më të shpejt. Drejtori Verdho prezantoi grafikun sesi do të bëhet menaxhimi i lëvizjes së automjeteve duke theksuar se është vendosur e gjithë sinjalisitka e nevojshme, horizontale dhe vertikale, dhe se në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore dhe atë Bashkiake janë marrë masat që të mos ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.

 

“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës. Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”. Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”.

Më shumë

Ministria e Brendshme rifinancon paratë e sekuestruara nga krimi – 90 milion lekë për SPAK, OJF dhe Policinë e Shtetit

Ceremonia e firmosjes së kontratave me OJF-të e shpallura fituese të projekteve, që financohen nga para të konfiskuara nga krimi, me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar Ministria e Brendshme ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar. Në nisje të mbledhjes u firmosën kontratat mes […]

Prag fushate, rriten me 2.3 herë lejet e ndërtimit në fund të 2020

Lejet e ndërtimeve kanë pësuar një rritje të sipërfaqes  me 2.3 herë në tre muajt e fundit të 2020 ndërsa na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet parlamentare.   Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se gjatë periudhës tetor-nëntor-dhjetor janë miratuar gjithsej 306 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 202 leje të miratuara […]

Akademia e Shkencave: Nis puna tri vepra madhore albanologjike; Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes dhe Historia e shqiptarëve

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: “Enciklopedia shqiptare”, “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Historia e shqiptarëve”.   Në kuadër të projektit madhor të hartimit të këtyre tri veprave, që përbën një nga drejtimet kryesore të punës së Akademisë së Shkencave për vitin 2021, e […]

Gjuhëtarët thirrje shtetit: Miratoni ligjin kundër shkeljeve e ndotjes gjuhësore!

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Fakulteti Histori-Filologji zhvilluan një konferencë të përbashkët shkencore me temën “Presionet e gjuhës” në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.   Në këtë konferencë, gjuhëtarët dolën me propozimin e përbashkët për një ligj për gjuhën shqipe.   “Është dita për t’i bërë thirrje shtetit që të kujdeset […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara