Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë tha se korrupsioni është një ndër 3 pengesat kryesore të bizneseve në Shqipëri.
Sipas drejtuesit të Dhomës Amerikane, Enio Jaço, është nevojë urgjente përmirësimi i klimës së biznesit përmes 40 rekomandimeve të hartuara nga komuniteti i biznesit.
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë bëri sot të ditur në konferencën vjetore se presioni i efekteve të pandemisë mbi bizenset është i jashtëzakonshëm, në klimën problematike të biznesit komuniteti i investitorëve ka mungesë besimi, ndërsa korrupsioni, kërcënimi më i madh për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.
Presidenti i AmCham, Enio Jaço, deklaroi sot para mediave se “asnjë nga mundësitë për zhvillim dhe biznes që ofron vendi nuk do të japë frytet e pritshme pa luftuar korrupsionin, që është një nga 3 pengesat më të mëdha të qarqeve të biznesit”.
Bizneset po përballen në Shqipëri me sfida, që kërkojnë vëmendje dhe është koha për fonde alternative dhe instrumenta të reja financimi.
Sidomos bizneset e vogla kanë nevojë për akses në financim dhe në tërësi biznesi duhet të përshtatet me normalitetin e ri Post-Covid, ndaj nevojitet një infrastrukturë e re dhe përshtatje e legjislacioni për tregtinë elektronike, ose e-commerce.
Dhoma Amerikane ka përgatitur dhe do t’i dorëzojë qeverisë javët në vazhdim 40 rekomandime mbi një strategji për tërheqjen e investimeve të huaja, për transparencë të lartë në prokurime publike dhe me kufizime për zyrtaret e përshirë në korrupsion.
Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi se mundësitë për rritjen ekonomike të Shqipërisë janë të shumta, por duhet përmirësuar klima dhe besimi i komunitetit të bizneseve, duke përfituar nga pozicioni strategjik në rajon.
Sistemi i taksave duhet modernizuar, theksoi AmCham, eksportet shqiptare kanë nevojë për politika tregtare nxitëse, fuqia punëtore ka nevojë të riorientohet në periudhën Post-Covid.
“Suezi” ndikon dhe në Shqipëri: Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina
Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm në Shqipëri mund të fillojë në vitin 2023
Fillon edhe në Shqipëri epoka e “bankingut të hapur”
Dy kompani amerikane do të venë në punë TEC-in e Vlorës
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Korrupsioni, ndër 3 pengesat kryesore ndaj biznesit në Shqipëri
Fiskalizimi do të zbatohet edhe për bizneset pa TVSH
Më shumë se gjysma e prodhimit të mollëve në Korçë ka mbetur stok. Në Zëmblak fermerët ankohen se tonelata mollë po kalben në magazina për shkak të mungesës së tregut ose po përdoren si ushqim për bagëtinë. “Gjysmat i hëngrën dhitë. Nuk qarkullojnë mollët jashtë. Nuk i ha tërë Korça mollët dhe Tirana. […]
Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, […]
22 shoqata biznesi janë shprehur njëzëri kundër ndryshimeve të fundit të udhëzimit të procedurave tatimore, i cili parashikon cenimin e llogarive personale të administratorit, ortakut dhe aksionarit të kompanisë lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë pa patur një vendim të formës së prerë të gjykatës i cili ngarkon me përgjegjësi individuale për pagesën e […]
Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar. Luca Schieppati, drejtori menaxhues i TAP-it, u shpreh se TAP-i mundëson një […]