Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, u shpreh këtë të premte se vlerëson faktin e Shqipërisë që përpiqet që të përafrojë legjislacionin e saj me atë europian.

 

Ai vlerësoi punën në reformën në drejtësi ndërsa tha se Italia do të mbështesë kryesimin e Shqipërinë në OSBE për sa i përket luftës kundër korrupsionit.

 

Di Maio tha se Italia mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

 

“Ne vlerësojmë faktin që përpiqet ta përafrojë legjislacionin e saj me atë europian. Italia do të vazhdojë të mbështesë kryesimin e radhës së OSBE-së nga Tirana, për arritjen e vendimeve të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Uroj që vendet tona të bashkëpunojnë edhe në kuadër të forumeve të ndryshme ku jemi pjesë. Në këtë kuadër përcaktimi i mekanizmit të koordinimit në plan ndërkombëtar dhe kombëtar mund të futen në një luftë sa më efikase ndaj korrupsionit. Ne përpiqemi që të mbështesim Shqipërinë në këtë sfidë, lidhur ngushtë edhe me mbështetjen tonë të fuqishme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Jemi të bindur se me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë për të ardhmen. Pas kësaj vizite time në Tiranë unë mund të shpreh se Shqipëria mund të mbështetet tek Italia dhe të gjithë bashkë mund të shohim me vëmendje me besim drejt BE-së”, tha Di Maio, gjatë një tryeze bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për luftën kundër korrupsionit.

 

Ministrja Gjonaj gjatë fjalës së saj, falënderoi Italinë për mbështetjen, ndërsa tha se 4 vitet  e fundit, në vend po zbatohet reforma më e thellë dhe radikale në sistemin e drejtësisë, “me qëllim garantimin e një sistemi që rikthen besimin e qytetarëve tek një sistem gjyqësor i bazuar në integritet, profesionalizëm, eficencë, dhe mbi të gjitha, pavarësi”.

 

Gjonaj tha se fokusi këtë vit është që plotësohet Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.

 

“Gjatë këtij viti në fokus të veçantë të institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit në kohët e fundit ka qenë dhe mbetet plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në fazën finale të vlerësimit të kandidatëve për tri vendet vakante. Ky proces paraqitet vecanërisht kompleks, i bazuar në një kuadër kushtetues dhe ligjor të riformatuar, në funksion të një sistemi strikt, por të drejtë e transparent të përzgjedhjes së kandidatëve që dëshmojnë integritet moral, si dhe përgatitje të lartë profesionale. Paralelisht, po vijon intensivisht puna për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë”, tha Gjonaj.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara