Diaspora shqiptare ka dhënë ndër vite një kontribut të çmuar, si për mbrojtjen e të drejtave individuale e shoqërore, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit, mbrojtjen dhe avancimin e interesave mbarëkombëtarë, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror në Atdhe. Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë e gjetkë, ka pasur një rol kyç për çështjen kombëtare në tërësi, si dhe për krijimin e shtetit të Kosovës, në veçanti.
DIASPORA E HERSHME
Diaspora e hershme është formuar prej popullsisë që emigroi prej viseve të ndryshme shqiptare për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendet ku u vendosën, për t’i shpëtuar shtypjes prej pushtuesve dhe më vonë shtypjes prej regjimit komunist.
Diaspora e hershme përbëhet prej tre grupimeve kryesore, të cilat emigruan në tri kohë të ndryshme: migrimet e vjetra që ndodhën përgjatë periudhës prej Mesjetës deri në mes të shekullit XIX; migrimet më të reja prej gjysmës së dytë të shekullit XIX deri në fund të Luftës së Dytë Botërore; migrimet gjatë viteve të regjimit komunist.
Shumica e diasporës së hershme është vendosur në Amerikën Veriore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, në Amerikën Latine: Argjentinë dhe disa vende të tjera të këtij kontinenti, në Australi, në disa vende të Europës Perëndimore, në disa vende të Europës Lindore, si Kroaci, Rumani, Bullgari, Rusi, Ukrainë, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, si edhe në Turqi, Egjypt, Liban, Siri etj.
DIASPORA E RE
Diaspora e re shqiptare përfaqësohet nga bashkëatdhetarët tanë që kanë emigruar pas rënies së regjimit komunist. Grupet më të mëdha të diasporës së re janë vendosur në Itali, Greqi, SHBA, Kanada, Gjermani, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Austri, Francë, vendet skandinave etj.
Një pjesë e diasporës së re shqiptare është vendosur në vendet ku ndodhet edhe diaspora e hershme.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]