Rusia dhe Serbia janë ofruar secila në të njëjtën ditë, të vaksinojnë shqiptarët në Ballkan.
Ambasada e Rusisë u ofrua publikisht të sigurojë vaksinën e saj për qytetarët e Shqipërisë përmes një postimi në rrjete sociale, ditën e hënë.
“I nderuar z. Endri Fuga,
Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.”, thuhet në postimin e ambasadës.
Një aspekt i pazakontë i postimit ishte se oferta e papritur, ishte formuluar mbi një foto “screenshot” të një postimi në Twitter të drejtorit të komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga.
Fuga i kishte bërë ”retweet” një qëndrimi të Ursula von der Leyen, ku Presidentja e Komisionit Europian njoftonte me gëzim shpërndarjen e vaksinës për vendet e BE, dhe mbi të, Fuga shkruante se Ballkani Perëndimor ishte lënë sërish vetëm, edhe në krizën e koronavirusit.
Pak orë para mesazhit të Rusisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ishte gati të ofronte vaksina për shqiptarët e Kosovës, duke theksuar se Serbia do të vazhdojë të “përkujdeset për popullin e saj në Kosovë”.
Kjo deklaratë e Vuçiç vjen pas reagimeve të forta ndaj vaksinimit të popullatës serbe në veri të Kosovës, një proces i realizuar përmes strukturave paralele dhe që anashkalon institucionet e Prishtinës zyrtare. Oferta e presidentit serb u cilësua si provokim nga politikanët në Kosovë. Rusia ka prodhuar variantet e saj të vaksinës të pagëzuar si Sputnik, ndërsa Serbia ka raportuar se është vendi i parë në Ballkan që ka arritur të marrë qindra mijëra doza të vaksinës Pfizer.
Kuvendi voton aktet normative për vaksinat
Ngricë dhe borë në zonat malore, ARRSH njofton për akset problematike
Mësim me dritare hapur – Udhëzimi i ministrisë shqetëson nxënës e prindër
91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Moti i keq – Pritet të hapen portat e shkarkimit në kaskadën e Drinit
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit. Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, Forcat e Batalionit I të Këmbësorisë janë vënë në dispozicion të Bashkisë Shkodër për transportin dhe evakuimin në rast nevojë në fshatin Obot të njësisë administrative […]
Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën […]
Operacioni Forca e Ligjit nuk do të kërkojë më llogari mbi burimin e pasurisë së personave problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale dhe krim të organizuar. Prej 1 Janarit të 2021, OFL do të pushojë së ekzistuari, kjo pasi aktit normativ mbi të cilin ai […]
Kongresmeni Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë Kongresin Amerikan, ka marrë mesazhe mirënjohjeje për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha. Mesazhi i Presidentit Meta Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, […]