Fenomeni i largimeve nga puna për shkak të bindjeve politike nuk është diçka e panjohur në vend. Janë me miliona euro që sot paguhen nga insiutcionet publike pasi pas çdo rotacioni politik ajo që pason është ndryshimi i punonjësve të administratës. Këtë situatë e jep qartë edhe raporti vjetor i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili vlerëson se në periudhën nga 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019, KMD ka trajtuar gjithsej 225 çështje, (215 ankesa dhe 10 çështje ex-officio). Nga këto, 171 çështje (163 ankesa dhe 8 çështje ex-officio) të regjistruara në vitin 2019, si dhe 54 çështje (52 ankesa dhe 2 çështje ex-officio) të mbartura nga viti 2018.
Tek pjesa e shkaqeve të ankesave numrin më të lartë e mban ajo e bindjeve politike me 57 ankesa e ndjekur ndëkrohë edhe ankesat për shkak të diskriminimit prej aftesisë së kufizuar apo racës.
Raporti vlerëson se nga 80 ankesat e trajtuara kundër subjekteve publike, në 39 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të pushtetit qendror dhe në 41 raste kundër institucioneve të pushtetit vendor. Ankesat e paraqitura në fushën e punësimit, janë drejtuar përgjithësisht drejt institucioneve të administratës publike, si rezultat i ndërprerjes se marrëdhënieve të punës. Ankesat që janë trajtuar në fushën e punësimit kanë patur si shkak të pretenduar diskriminimi: bindjet politike, gjendjen shëndetësore, aftësinë e kufizuar.
Një tjetër detaj që jepet nga Komisioneri është ajo e mbrojtjes nga diskriminimi në fushën e arsimit. Sipas raportit gjatë vitit 2019, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka trajtuar 20 çështje, në fushën e arsimit, nga të cilat 1 çështje është e mbartur nga viti 2018 dhe 19 çështje janë të regjistruara gjatë vitit 2019. Në të gjitha çështjet e trajtuara në fushën e arsimit, ankuesit janë drejtuar kundër subjekteve publike (21 të tilla, pasi një ankesë është drejtuar kundër 2 subjekteve publike), ndër të cilat në 7 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të arsimit qendror dhe në 14 raste kundër institucioneve të arsimit vendor.
“Objekti i ankesave të paraqitura në fushën e arsimit ka qënë përjashtimi i komuniteteve në nevojë nga tarifat e rregjistrimit në shkolla dhe kopshte, fenomeni i segregimit të nxënësve të komunitetit rom në shkollat 9-vjeçare, caktimi i mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara, aksesi i fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat me arsim të orientuar, fenomeni i bullizmit në shkolla etj. Shkaqet kryesore të pretenduara në ankesa janë aftësia e kufizuar, raca” thuhet në raport.
29 prill 2020
Konkluzionet/ BE: Shqipëria bëri progres, por duhet luftuar korrupsioni i nivelit të lartë
Emigrimi i të rinjve/ 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
Sondazhi/ Shqiptarët zgjedhin Europën para Amerikës
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
Prokurimet publike, dëmi në buxhet mbi 120 milionë dollarë në dekadën e fundit
Institucionet më të korruptuara, publikohen gjetjet e “Barometrit të Ballkanit”
Korrupsioni ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2021, sipas një raporti të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”. Ky raport është përgatitur nga ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut), në kuadër të rrjetit të SELDI (Lidershipi […]
Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]
Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]
Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]