Nëse kërkojmë përkufizimin e fjalës “mjedis” do të na jepeshin këto përkufizime (ndër disa të tjera):
“Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose grup organizmash, veçanërisht ndërthurja e kushteve të jashtme fizikore, natyrore që veprojnë dhe ndikojnë në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave”, apo “Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet njeriu a një qenie tjetër, ndodhet e ndryshon një send, zhvillohet një dukuri etj.; gjithçka që rrethon një organizëm dhe ndikon mbi të; hapësira a sendet që na rrethojnë; ambient. Mjedisi rrethues”.
Ndërsa, 5 qershori, Dita Botërore e Mjedisit u caktua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim rritjen e vetëdijes për çështjet mjedisore. Kjo datë përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi mjedisin në vitin 1972, por si ditë festive kjo ditë celebrohet që nga viti 1974.
Në këto kohë që jetojmë, duhet më shumë se kurrë të jemi të vetëdijshëm mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të mbrojtjes së natyrës.