Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve dhe i paaftësisë në mbarë botën.
Termi “Sëmundje Kardiovaskulare” (SKV) i referohet çdo sëmundjeje të zemrës, çdo sëmundjeje vaskulare të trurit ose sëmundjeje të enëve të gjakut. Në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pjesa më e madhe e njerëzve vdesin nga SKV-të.
Nga këto vdekje, 80% ndodhin për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës (p.sh. atak në zemër) dhe sëmundjeve cerebrovaskulare (p.sh. goditje në tru), dhe prekin kryesisht vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Prandaj, data 29 Shtator na rikthen në kujtesë rëndësinë që ka kryerja e kontrolleve periodike si metoda më e mirë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare, jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës së këtyre pacientëve por edhe në parandalimin e pasojave fatale që shkaktojnë ato.
A e dini se zemra juaj është sa madhësia e grushtit tuaj, dhe se ka muskujt më të fortë të trupit?
Por edhe pse e fortë, zemra juaj mund të bëhet e prekshme nga faktorët e rrezikut, si pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, stresi, etj.
Kontrolli i rregullt i këtyre faktorëve të rrezikut dhe monitorimi i tensionit tuaj arterial, mund të zvogëlojë rrezikun e një individi për të patur SKV.
Ekzaminimet kryesore për sëmundjet e zemrës janë:
– Konsultë Kardiologu
– EKG
– Eko Kardiake
– Stress Test ose Lipidogramë
Skandali në spitalin Covid-2: Jep 8 milionë lekë rryshfet, por e ëma ndërron jetë
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë
Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë
Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë
Po demostronte injektimin e vaksinës kundër koronavirusit, infermieres i bie të fikët
Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj COVID-19. 70 klinika në Moskë filluan të injektojnë njerëzit të shtunën me vaksinën Sputnik-V, tha grupi i punës për koronavirusin i këtij qyteti. Vaksina po vihet në dispozicion të punonjësve të kujdesit shëndetësor, punonjësve socialë dhe atyre që punojnë në shkolla sepse ata rrezikohen […]
Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë ka inspektuar spitalin Covid4 në aksin Tiranë-Durrës, i cili është gati për t’u hapur, me ezaurimin e kapaciteteve në tre spitalet COVID. “Kapacitetet tona që tashmë i kemi […]
“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard” këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti -covid-19. Gjatë eksperimenteve u panë dy regjime të ndryshme se si trupat përgjigjeshin. Sipas shkencëtarëve kur përdoret pak në sasi, […]
Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike. Këtu jemi në Fier. Rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara. Jashtë […]