e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Në ditën Botërore të Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e stafit të spitalit onkologjik, ku janë trajtuar mbi 15 mijë pacientë gjatë muajve të pandemisë

 

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vizitoi spitalin Onkologjik në Tiranë, ku vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve për trajtimin e pacientëve gjatë vitit të pandemisë.

 

“Kemi 3-fishuar financimin për shërbimin onkologjik, duke përmirësuar trajtimin me medikamente, aparaturat mjekësore dhe hapëm për herë të parë 7 qendra të trajtimit me kemioterapi në spitalet rajonale.

Nuk ka qenë një vit i lehtë, por këtu puna nuk është ndalur për asnjë moment dhe janë më shumë se 15 mijë pacientë që kanë marrë shërbime në kohë dhe me cilësi në spitalin onkologjik”, tha Manastirliu.

Duke folur për terapitë e mjekimit për sëmundjet tumorale, Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm për terapitë e mjekimit për të sëmurët me kancer, financohen 25 milion euro/vit.

 

“Ia kemi dalë që të dyfishojmë numrin e grave të cilat tashmë prej vitit 2018 marrin trajtimin nëpërmjet skemës së rimbursimit, por edhe nëpërmjet terapive në spital 100% të trajtimit me herceptinë falas. Janë rreth 25 milion euro që financojmë/vit për trajtimin e pacientëve me kemiopreparate në spitale dhe nga paketa e barnave të rimbursueshme”, tha Manastirliu.

 

 

Duke vlerësuar punën e shërbimit të radioterapisë ku vetëm gjatë 2020 janë kryer 20 mijë seanca radioterapie falas, me aparatura të teknologjisë së lartë, Manastirliu u shpreh:

 

“Shërbimi i radioterapisë është tashmë një shërbim i cili nëpërmjet dy aparaturave të teknologjisë së lartë të aksleleratorëve linearë ofron një shërbim shumë të specializuar dhe unë jam e kënaqur që teknika të reja po kryhen shihen herë pas here dhe jo vetëm për të rriturit por gjithashtu edhe për fëmijët”.

 

Duke folur për programet e parandalimit, Ministrja e Shëndetësisë apeloi qytetarët për t’ju drejtuar mjekut të familjes.

 

“Programi Kombëtar i Depistimi të kancerit të qafës së mitrës është një program i cili ka filluar prej vitit 2019 dhe që ka dhënë rezultatet e veta, pasi më shumë se 30 mijë gra janë depistuar nëpërmjet testit HPV në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

 

Gjatë vizitës në spitalin onkologjik në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se është garantuar shërbimi afër vendbanimit për diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e grave me kancer gjiri si dhe është garantuar mbulimi 100% falas i trajtimit në banesë për të sëmurët që kërkojnë kujdes paliativ.

 

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministrja Manastirliu bëri apel për të shfrytëzuar më shumë kontaktin me mjekun e familjes për të parandaluar dhe identifikuar në kohë sëmundjet tumorale. Rreth 6 mijë raste të reja të tumoreve në vit identifikohen në vendin tonë, 90% e të cilave menaxhohen dhe trajtohen nga sistemi shëndetësor public.

 

 

Raporti i OBSH-së: Kanceri i gjirit, lloji më i përhapur i sëmundjes

 

Kanceri i gjirit është forma e përhapur e sëmundjes duke tejkaluar edhe sëmundjen e kancerit të mushkërive.

 

Në ditën ‘Botërore të Luftës Kundër Kancerit’, OBSH bën me dije se për herë të parë është regjistruar se kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur.

 

“Lidhur me llojin e  kancerit më të zakonshëm të këtij viti, ne kemi një zbulim të ri, që për herë të parë, kanceri i gjirit tani përbën lloji më të zakonshëm që ndodh globalisht, i ndjekur nga mushkëritë që historikisht ka qenë shkaku kryesor i kancerit. Dhe së treti, ai kolorektal, i zorrës së trashë”, u shpreh Andere Ilabël, ekspert në OBSH.

 

Eksperti vuri në dukje se mbipesha tek gratë ishte një faktor i zakonshëm rreziku në kancerin e gjirit.

 

Ndërsa popullata globale dhe jetëgjatësia rritet, kanceri pritet të bëhet sëmundje më e zakonshëme, duke u rritur në rreth 30 milionë raste të reja në vit në 2040 nga 19.3 milion që u raportua në 2020.

 

Nga ana tjetër, sipas OBSH edhe pandemia e COVID-19 ka ndikuar në mostrajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje, duke u ndalur tek shkaqe të tilla si vonesat në diagnostikim, dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë përballur me një stres ekstrem.

 

Dita Botërore e luftës kundër kancerit shënohet çdo 4 shkurt dhe slogani i vitit 2021 është “unë jam dhe do të jem”.

 

Ky vit është një kujtesë e fuqisë së qëndrueshme të bashkëpunimit dhe veprimit kolektiv për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reduktuar stigmën që rrethon sëmundjen, e cila është shkaku i dytë kryesor i numrit më lartë të vdekjeve në botë.

 

https://fb.watch/3rMZULNOmV/

 

 

 

Më shumë

Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë

Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria.   Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid.   Shoqata “Së […]

Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë

Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë. Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në. Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe […]

Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë

Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara