e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

 

 

 

Dita Botërore kundër HIV-AIDS. Mjeku infeksionist Arjan Harxhi tha për Euronews Albania, se pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar në shtimin e numrit të të prekurve nga HIV-AIDS, duke ruajtur shifra të përafërta me rreth 100 të infektuar në vit.

 

Mjeku Harxhi u shpreh se Shqipëria vijon të mbetet vend me prevalencë të ulët të infeksionit nga HIV-AIDS, por ajo që vihet re është rritja e numrit të të rinjve, kryesisht meshkuj, edhe nën 20 vjeç të prekur nga ky infeksion.

 

Ai shpjegoi se në Shqipëri HIV-AIDS vijon të mbetet një infeksion seksualisht i transmetueshëm, kryesisht nga marrëdhëniet homoseksuale mes meshkujve.

 

“Janë rreth 1500 raste të raportuara në vendin tonë që nga viti 1993. Vetëm këtë vit janë 91 raste nga janari në nëntor, nga 81 raste që ishin vjet. Vazhdon të mbizotërojnë meshkujt. Në Shqipëri HIV-AIDS mbetet infeksion seksualisht i transmetueshëm, 12 për qind e të infektuarve raportohet se vijnë nga raportet homoseksuale mes meshkujve, por bindja ime është se këto raste janë edhe më të shumta. Duhet bërë më shumë për parandalimin e infeksionit tek ky grup popullate, pasi po vihet re se meshkuj shumë të rinj në moshë, as 20 vjeç janë të infektuar me këtë infeksion”, tha mjeku.

 

Harxhi nënvijëzoi faktin se problematike në Shqipëri mbetet situata lidhur me numrin e ulët të testimeve, ndërsa bëri thirrje për rritje të aksesit me testin si elementi kyç për diagnozën e hershme dhe ndërhyrjen ndaj këtij infeksioni.

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara