e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Dy forcat më të mëdha politike në vend do të mbajnë tubimet e fundit elektorale përpara mbështetësve të tyre, ndërsa dita e nesërme është heshtje zgjedhore dhe nuk lejohen aktivitetet politike.

 

Mësohet se kryesocialisti Edi Rama, njëherësh dhe Kryeministër, do të përmbyllë fushatën pasdite në qytetin e Vlorës, aty ku dhe kandidon për deputet njësoj si në zgjedhjet e kaluara. Rama kandidon për deputet edhe në Durrës, e për këtë arsye besohet se do të bëjë një ndalesë edhe në këtë qytet përpara se të shkojë në Vlorë.

 

Ndërsa nga kampi tjetër nuk ka surpriza. Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha do ta mbyllin fushatën elektorale në Tiranë, sikurse ka ndodhur dhe zgjedhjet e kaluara. Përmbyllja e fushatës së PD do të bëhet në sheshin “Nënë Tereza” rreth orës 19:00.

 

Kujtojmë se Partia Socialiste e mbylli fushatën elektorale në Tiranë ditën e djeshme në një miting në sheshin “Skënderbej”.

Më shumë

Varhelyi në Tiranë, 145 mijë vaksina donacion: Pa parlament të plotë nuk ecet drejt BE

Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, tha sot në Tiranë se “pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet drejt Bashkimit Europian”. Ai bëri këto komente në përgjigje të një pyetje lidhur me situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 Prillit.   Opozita në vend i mbahet qëndrimit të saj […]

Socialistët fitojnë zgjedhjet me ndihmën e ndryshimeve kushtetuese

Partia Socialiste fitoi një mandat të tretë dhe të paprecedent në zgjedhjet e së dielës duke marrë afërsisht të njëjtën sasi votash me vitin 2017 ndërsa garimi i ndarë i PD dhe LSI i solli atyre mandate të humbura në disa fushëbeteja kyçe. Deri mëngjesin e së martës janë numëruar rreth 90% e kutive […]

“Terra Data” kompania izraelite e inteligjencës artificiale gjeti fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri

Bëhet fjalë për “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital, e cila ka parashikuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve në vende të ndryshme, përfshirë këtu ato lokale në Turqi, zgjedhjet presidenciale në Kroaci, por edhe ato në SHBA e Izrael.   Në Tiranë është dikush që […]

Ambasadorja amerikane: Liderët politikë duhet të presin me durim rezultatin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për shtyp nga KZAZ 39, ku u bëri thirrje kandidatëve dhe udhëheqësve politikë që të presin në qetësi dhe durim rezultatin e zgjedhjeve.   “Detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të presin të qetë dhe me durim rezultatin. Në entuziazmin e momentit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara