Sot, është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit prandaj Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës organizoi një aktivitet përkujtimor me temë “Shpëtimi i hebrenjve”. Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, trajtoi kumtesën: “Këndi kushtuar i hebrenjve në Muzeun Historik Kombëtar”.
Dr. Koçi ndër të tjera tha: “Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Muzeut Historik Kombëtar i është kushtuar hebrenjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Sipas statistikave rezulton se shqiptarët, ishin ndër të paktët popuj që nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët gjermanë, por i kanë strehuar dhe mbrojtur ata. Në stendë kemi fotografi të njërit prej albanologëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave hebreut austriak Nobert Jokl. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë herbrej morrën pjesë përkrah forcave partizane, duke luftuar kundër ushtrisë naziste. Në luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër Gjermanisë naziste mjaft hebrenj ranë heroikisht në fushën e betejës. Me këtë rast kujtojmë ata hebrenj të rënë dëshmorë në luftën antifshiste në Shqipëri, si David Juda Kohen, Jakov Avramoviç, Jusef Solomon Konforti, Jusef David Bivas, Zhak (Isak) Emanuel Ruben, Leo Tyjeri, Jakov Josef Bahar, Baruh Isak Baruh, dhe Dario Zhak Arditi”.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kineasti Kreshnik Hashorva, i cili ndër të tjera tha: “Shtysa për xhirimin e filmit “Toka e besës” qenë marrëdhëniet shumë të mira në shekuj midis shqiptarëve dhe hebrenjve. Filmi ishte mjaft i vështirë për t’u realizuar sepse brenda tij shtrihet një histori gati 2000-vjeçare. Si filmi dhe procedura juridike e shpalljes së dëshmorëve hebrenj ka qenë një shtysë e brendshme. Filmi u shfaq për herë të parë në “Ditën e Kujtesës” më 27 janar 2008, në Pallatin e Luksemburgut në Paris në veprimtarinë me temë “Shqipëria, 1933-1944, nderi i njeriut, një shembull për Europën”.
Më pas për të pranishmit, edhe pse të paktë në numër në kuadër të masave për mospërhapjen e virusit Sars-Cov 2, u shfaq filmi i z. Hashorva me titull “Toka e besës”.
27.1.2021
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit vijon në natën e tretë me shfaqjen “Zogu i zi”
Filmi “Zgjoi” nga Kosova – fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance
Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave, Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike
Pandemia goditi rëndë turizmin kulturor. Të huajt vizituan me shumë Kalatë dhe Monumentet
Artisti italian, Albano Carrisi, promovon librin e tij në Shqipëri ‘Nëna ime origjina e botës sime”
Dita e Përkujtimit të Holokaustit – Muzeu Historik Kombëtar organizoi një aktivitet përkujtimor me temë “Shpëtimi i hebrenjve”
Ministrja e Kulturës Etleva Margariti njoftoi ditën e sotme mbi procesin e punës për rindërtimin e shtëpisë së shkrimtarit Sterjo Spasse që do të kthehet në shtëpi-muze. “Po punohet me ritme të shpejta, që ish-vatra e kulturës në fshatin Gollomboç, pranë liqenit të Prespës, të kthehet në shtëpinë-muze të shkrimtarit Sterio Spasse, duke u […]
Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se është mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë. “Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut”, u shpreh këngëtari italian në një lidhje telefonike në emisionin […]
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila shprehet se viti i ri nis edhe me këtë lajm të mirë. “Le ta nisim këtë vit të ri me një lajm të mirë, që vjen nga bota arbëreshe, nga “gjaku ynë i shprishur”, ajo degë besnike, që prej 500 vjetësh […]
2021 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë. Krahas Kadaresë, […]