e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Lindi në Tiranë, në vitin 1916. Ideali i lirisë, si tek shumë të rinj të asaj kohe, ishte mbruajtur thellë tek ai, gjë për të cilin luftoi fort. Që në krijimin e njësiteve guerile të Tiranës, spikati për guximin që tregonte, duke marrë përsipër dhe kryer aksione me shumë rrezikshmëri, që bëri të jetë në shënjestër të autoriteteve fashiste të pushtimit. Për këtë arsye, kalon partizan në Çetën e Pezës, në vitin 1942. Mars 1943, ngarkohet me detyrën e komisarit të Çetës së Dumresë dhe më vonë komisar i Batalionit të Dytë, Brigada e Parë Sulmuese. Me këtë detyrë i priu formacionit të tij, në një luftim të ashpër në Fushë Alije të Dibrës, ku dhe bie në fushën e betejës, në 8 korrik 1944, vetëm 27 vjeç. Në vitin 1969 i jepet titulli i lartë “Hero i Popullit”.

Foto: AQSH (Në foto Myslym Shyri dhe vendimi i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, i datës 17.06.1969, mbi dhënien e titullit “Hero i Popullit”).

 

 

 

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara