e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

 

Kryegjyshi Botëror, Hirësia e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Ngjarje e shënuar në ditën e Sulltan Nevruzit. Mirënjohje për Dede Reshatin e brezat e klerikëve që kanë lënë gjurmë në historinë tetëqind vjeçare të bektashizmit!

 

 

Besimtarët bektashinj në Shqipëri e mbarë botë festojnë sot Sulltan Novruzin. Në një mesazh nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se data e sotme ka qenë dhe mbetet unikale.

 

Duke u ndalur në mesazhin e tij edhe te situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, Baba Mondi u shpreh se pavarësisht kufizimeve, kjo situatë nuk i ka penguar besimtarët të jenë shpirtërisht pranë njëri-tjetrit.

 

“Të nderuar motra dhe vëllezër, vëllezër bektashian kudo jeni në botë, paçi fat e lumturi. Sulltan Novruzi ka qenë dhe mbetet një datë unikale. T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”, tha Baba Mondi.

 

Rihapja e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane plot 30 vite më parë, është një ngjare e shënuar për besimtarët bektashian shqiptar, por edhe për miliona besimtarë bektashian në të gjithë botën. Përkujtimi e kësaj ngjare të shënuar sot nga Selia e Shenjtë në Tiranë e gjyshata të tjera brenda e jashtë vendit, është një vlerësim tjetër për brezat e klerikëve, dervishëve e baballarëve, të cilët, për shkak të privimit me ligjet e kohës, të së drejtës së ushtrimit të besimit, u privuan me pushkatime, burgime të rënda, internime e persekutime të tjera. Njëkohësisht, në këtë ditë vlerësohet roli i ish-Kryegjyshit Botëror Dede Reshat Bardhi që për rihapjen  e Kryegjyshatës pas ndryshimeve politike në vend në vitin 1990, kontributin deri sa ndërroi jetë dhe, kontributin e Kryegjyshit Botëror Bektashian aktual, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për ndjekjen e rrugës së tij e çuarjen para të misionit fetar e atdhetar të besimit të paqtë bektashian. “Sot, në këtë ditë të shënuar të 30 vjetorit të Rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që përkon me 22 marsin, ditën e Sulltan Nevruzit, unë kujtoj me respekt paraardhësin tim, myrshidin Dede Reshati, për gjithçka ka bërëpër rihapjen e Selisë së Shenjtë e në vazhdim. Njëkohësisht, si Kryegjysh Botëror i Bektashizmit, nuk kam kursyer e nuk do të kursej derisa të jem në këtë jetë, për të përmbushur amanetin e tij, projektet e shumta, për forcimin e bektashizmit në Shqipëri e gjithë botën, me besimin, ndihmën dhe adhurimin e Zotit të Madh, për më shumë mirësi, paqe e dashuri e harmoni…”- pohon për “Telegraf”-Dede Edmond Brahimaj. Në këtë ditë të shënuar, të mbushur me aktivitete, gjithkush, reflekton dhe mediton për udhën e vështirë por plot vlerra gtë besimit tetëqind vjetar bektashian…

 

Vështrim historik për bektashizmin

Historia e tarikatit bektashian, nga shekulli 13 e deri më sot, me themeluesin e tij, Haxhi Bektash Veliu. Bektashizmi është  tarikat, udhë mistike islame që merret me  përsosmërinë shpirtërore të njeriut. …Në fillim të shekullit 16 – të bektashizmi kishte qendrën e përgatitjes së dervishëve në kolegjin më të madh në Dimotekë të Bullgarisë të kohës, ku mësonin 400 dervish në vit. Ndërkaq në vitin 1826 nga  Sulltan Mahmuti i II-të, për tarikatin bektashian u morën masa shumë të ashpëra, deri në vrasjet, burgosjet apo internimet e klerikëve të cilët kapeshin me uniformën e tyre tradicionale, apo ushtronin ilegalisht këtë besim. Më 13 dhjetor të vitit 1925, me vendim të Parlamentit turk, u mbyllën të gjitha  teqetë në Turqi. Në kushte të tilla, Kryegjyshi Botëror i asaj kohe Sali Niazi Dede, solli në Tiranë Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në vitet 1930 – 1941, Kryegjyshi Salih Niazi Dede i dha bektashizmit në Shqipëri një dimension të ri historik dhe pasuroi dita – ditës traditën bektashiane të Haxhi Bektash Veliut që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pas pushtimit fashist, më 28 nëntor 1941, Salih Niazi Dede ra dëshmorë i atdheut. Pas tij, në bazë të kodit zakonor bektashian, erdhën kryegjyshët: Ali Riza Dede (1941-1944), Kamber Ali Dede (1944-1945), Xhafer Sadik Dede (1945-1945), Abaz Hilmi Dede (1945-1947), Ahmed  Myftar Dede (1947-1980), Haxhi Dede Reshat Bardhi (1991-2011), Haxhi Baba Edmond Brahimaj (nga 10.06.2011).  Bektashizmi ka lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, për të cilin kanë shkruar personalitete si: çifti Hasluck, Han, Jokl, Durham, Bartl, Çelebiu, Trix, Birge, Babinger, Norris, Popoviç, De Jong, Cleyer, Elsie, Mororo dela Roka etj.

 

Persekutimi në periudhën moniste

Deri tek rihapja e Selisë së Shenjtë më 1990, bektashizmi në Shqipëri, ka kaluar një kalvar të madh, vuajtje, dënim e  persekutim, ku sipas dokumenteve, vetëm gjatë viteve 1945-1990, janë pushkatuar, burgosur apo internuar 55 dervish dhe baballarë.…Kryegjyshata funksionoi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u pasua  pas çlirimit  me kongreset bektashiane të vitit 1945, i katërti, dhe të vitit 1950, i pesti, kur u bë një punë e madhe nga Kryegjyshi Dede Ahmeti i cili mori pjesë në disa  Konferenca të  Paqes, bashkëpunoi me teqetë e tjera të botës e i dha dimension bektashizmit në këtë periudhë. Dede Ahmeti kishte  besnik të tij, dervish Reshat Bardhin nga  Lusna e Kukësit, të cilin e përgatiti për të ardhmen e bektashizmit. Ky institucion i lartë funksionoi deri në vitin 1967. Kur shteti monist ndaloi me ligj ushtrimin e fesë në Shqipëri, besimi bektashian, u qëndroi dhe rezistoi në ilegalitet, deri në vitin 1990.  Në këtë kohë të persekucionit të monizmit, Teqeja Detroit në Amerikë ka shërbyer si një dritë e pashuar. Kjo teqe, e ngritur me sakrifica prej besimtarëve bektashianë në vitin 1954, mundi të funksionojë falë vullnetit dhe  erudicionit të shenjtorit baba Rexhebit por edhe ndihmës institucionale të SHBA, ku vlerat e demokracisë nënkuptonin ruajtjen dhe  transmetimin e vlerave morale dhe  fetarë të popujve.

 

Përgatitja dhe ceremonia e hapjes

…Me ndryshimin e sistemit totalitar në Shqipëri në vitin 1990, dhe fillimin e proceseve demokratike, që sollën një erë të re edhe për besimet fetare në vendin tonë, më 22 mars të vitit 1991, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, mbas një ndërprerje të gjatë, u konfirmua rifillimi i vijimësisë së veprimtarisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. …Më30 nëntor 1990, Ibrahim Hasnaj bashkë me Reshat Bardhin, pas një konsultimi mbi një promemorie, vendosën për formimin e Komisionit nismëtar për rihapjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane:  Ibrahim Hasanaj ishte kryetar dhe anëtarë ishin:  Musa Mara, Hysen Brahimaj, Hajdar Hida, Skënder Gazheli, Refat Haxhiu, Hasan Fejzo, Elif Fejzo dhe Vera Qosja. Ky komision  bëri mbledhjen e parë më 27 janar 1991 në shtëpinë e Skënder Gazheli. Në këtë takim erdhën baba Reshat Bardhi dhe baba Selim Kaliçani. Ibrahim Hasnaj u caktua kryetar i Komisionit dhe sekretarë, Musa Mara, Hysen Brahimaj e Skënder Gazheli. Që nga hapat e parë me idenë dhe ngritjen e komisionit, deri në ceremoninë e rihapjes së bektashizmit, i pranishëm dhe aktiv ka qenë Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryedhyshi Bektashian i sotëm.U vendos të bëhet një kërkesë autoriteteve shtetëror për lirimin sa më parë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që përdorej si azil i pleqve të Tiranës. Përgatitjet me  një pjesëmarrje të gjerë nga Tirana, Kruja, Elbasani, Durrësi etj, çuan në evenimentin historik të 22 mars 1991. I ishte dërguar fteë dhe Nënë Terezës, me tekstin: “Kemi nderin e madh t`ju vëmë në dijeni se ditën e premte, më datën 22.03.1991, në orën 10 para dite, zhvillojmë ceremoninë e Shenjtë të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Pjesëmarrja Juaj do të ishte nder i madh për ne. Komisioni nismëtar për rihapjen e teqeve bektashiane.” Në këtëceremoni, baba Reshat Bardhi, baba Barjam Mahmutaj, baba Selim Kaliçani e klerikë të tjerë, u veshën me uniformën bektashiane. Ceremoninë e hapi Musa Mara (myhib i Dede Ahmetit), i cili ndër të tjera tha:  “Të dashur vëllezër e motra, të nderuar miq të  të gjitha besimeve fetare…Sot mbërrini sahati i hairit për rihapjen e Kryegjyshatës, ceremoni të cilës po e zhvillojmë këtu jashtë, pranë portës së teqesë”. Pas tij, foli i moshuari Ibrahim Hasnaj (dervish nderi). Ceremonia vazhdoi me Lutje Zotit nga baba Reshat Bardhi, baba Barjam Mahmutaj e baba Selim Kaliçani. Krejt e veçantë qe pjesëmarrja në rihapjen e Selisë së Shenjtë Bektashiane e Nënë Terezës, pjesëmarrëse në këtë eveniment, e cila ndër të tjera pohoi:  “Jam shumë e gëzuar që sot ndodhem pranë jush në këtë Qendër Fetare, ku humanizmi zë vendin e parë.Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit!”. Fisnikja Nënë Tereza, teksa mësoi se në objektin që do ishte Selia Botërore Bektashiane kishte ende disa të moshuar, mori përsipër strehimine  trajtimin e tyre në një vend tjetër…

 

Ringritja e bektashizmit dhe objektet e kultit

Pas kësaj dite, baba Reshat Bardhi me klerikët e tjerë, filluan punën e riorganizimit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe rihapja e teqeve në gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin,  duke marrë vetë pjesë në çdo ceremoni të rihapjes në  Krujë, Elbasan, Korçë, Ersekë, Frashër, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Skrapar, Mallakastër e në gjithë Shqipërinë.

Pas  Konferencës së Parë të Bektashinjve të  Shqipërisë, më 21 qershor 1992,  më 19 korrik të vitit 1993, u mbajt Kongresi i VI bektashian me pjesëmarrje të delegatëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Turqisë. Në ‘të, përshëndetja dhe baba Rexhepi i teqesë sëDetroidit Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi, ngriti në shkallë të lartë organizimin dhe drejtimin institucional të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane duke i dhënë përparësi forcimin e mëtejshëm të bektashizmit jo vetëm në Shqipëri por  edhe në Ballkan dhe gjithë botën. Ai mbrojti me konsekuencë të drejtat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovën në arenën ndërkombëtare

 

Kryegjyshi Dede Edmong Brahimaj, vazhdues i rrugës së Dede Reshatit

Pas ndarjes nga kjo jetë e Dede Reshat Bardhit, misioni fetar e atdhetar për drejtimin e bektashizmit botëror, drejtohet nga Kryegjyshi Botëror Bektashian actual, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. …Dede Reshati e mbante pranë baba Mondin dhe  e kishte zëvendësin e tij, i ngarkonte çdo detyrë të rëndësishme për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane deri sa kaloi nga jeta në prill të vitit 2011. Këshilli i Lartë Gjyshnor dhe Këshilli i Përgjithshëm, zgjodhën Kryegjysh të Bektashinjve, më 11 qershor të vitit 2011,  Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në periudhën 10-vjeçare të udhëheqjes së tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përveç nismave në vazhdim të traditave më të vyera bektashiane, krahas konsolidimit të institucioneve dhe përhapjen e këtij besimi të paqtë, po luan një rol të rëndësishëm dhe për njohjen dhe rigjallërimin e këtij besimi në  vende të ndryshme të botës, ku jetojnë miliona besimtarë bektashinj. Dede Edmondi, është pritur nga personalitete të lartë fetarë dhe shtetërorë në SHBA, Francë, Turqi, Belgjikë, Zvicër, Irak, Itali, etj dhe gëzon përkrahjen e komuniteteve bektashiane të kudondodhur në botë.  Gjatë kësaj periudhe Kryegjyshi me vizion të qartë mundi të realizoj përfundimin e Odeonit shumë funksional të filluar nga Dede Reshati me ngritjen e Muzeut Bektashian, arkivin, bibliotekën bashkëkohore, të cilat janë vlerësuar nga personalitete të lartë shtetërorë, të kulturës dhe artit, vendas dhe të huaj. Për ‘ta e besimtarët.  Regjistrimi i familjeve bektashiane, nën inicimin e përkujdesjen e Dede Edmond Brahimajt,  proces në vazhdim, për  identitetin e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë, është një angazhim me vlera të mëdha. Kryegjyshi Edmond Brahimaj ka meritën se bëri të mundur realizimin e amanetit të Dede Reshat Bardhit, përfundimin dhe përurimin madhështor, më 7 shtator të vitit 2015, të Foltores Bektashiane në Selinë e Shenjtë në Tiranë. Në aktivitetin e dendur diplomatik të Dede Edmond Brahimajt mund të veçojmë ndër të tjera, takimin me Papa Françeskun, më 10 maj, 2016 në Vatikan; takimin me  Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu i Parë  të Turqisë, në shtator 2016 etj… Gjurmë la pjesëmarrja e tij me klerikët e tjerë shqiptarë, në ‘marshimin e solidaritetit’ në Parisë në janar 1915, pas tragjedisë nëzyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Parisqë befasoi, gjithë popujt e botës.

Dede Edmond Brahimaj, si klerik e intelektual, për aktivitetin fetar e atdhetar, kontributin në forcimin e bashkëjetesës fetare e dashurisë njerëzore, është vlerësuar me dhjetëra dekorata e medalje zyrtare nga personalitete të larta shtetërorë të vendit e të huaja.

 

 

Sulltan Nevruzi – Dita e Nevruzit:

 

Sulltan Nevruzi – Dita e Nevruzit apo e quajtur ndryshe edhe dita e Sulltan Nevruzit shënon ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

 

Nevruzi do të thotë “Dita e re” nga persishtja dhe Sulltan do të thotë “Mbret”, pra, Nevruzi Sulltan do të thotë “Mbret i gjithë ditëve”. E ka origjinën qysh herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap Bektashizmi në shekujt XIII. Për këtë festë poeti ynë i madh Bektashian Naim Frashëri ka thënë: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vetë Zoti”.

 

Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për të gjithë besimtarët. Është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, ai ka qënë krahu i djathtë i Profetit. Prandaj kjo festë për Bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe nga më të bekuarat të vitit. Ai ka lindur më 22 Mars, është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i pari i dymbëdhjetë Imamëve.

 

Imam Aliu është i pari i besimtarëve i pajisur me dituri hyjnore nga vetë Profeti Muhammed (a.s.), i cili thotë: “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij”; “Inteligjenca u pjesëtua në dhjetë pjesë: nëntë pjesë i ka Aliu, dhe një pjesë gjithë njerëzia” ose “Unë me Aliun jemi si Haruni me Musain”; Ceremonia e Sulltan Nevruz-it 2 “Kush do Alinë më ka dashur mua, kush më do mua, ka dashur Zotin, dhe kush urren Alinë, më ka urryer mua, kush më urren mua, ka urryer Zotin”. Prandaj me të drejtë u quajt prijës i besimtarëve, dijetarëve që bënë epokë të artë e që i dhanë njerëzimit mbarë dritë. Ai ishte njeriu i luftës për përparimin njerëzor. Ai përdorte bukur fjalën për çlirimin e shpëtimin njerëzor.

 

Ai la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor, drejtësinë. Prandaj mbeti simbol i përhershëm i drejtësisë, sa Bektashinjtë betohen: Ja Muhamed -Ali! Në këtë ditë madhështore nis stina e pranverës, ekuinoksi pranveror, ku dita i merr natës dhe drita errësirës. Madje në një fragment të caktuar sekondi gjatë ndërrimit të orëve për mbërritjen e datës 22 Mars, të gjithë krijesat frymore ose jo, i falen Perëndisë sepse sot çdo gjë nis të marrë jetë e gjallëri.

 

Dita nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe dhe dashuri. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Në Shqipëri Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1992.

 

Besimi Bektashian ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë, Maqedoni si dhe në gjithë njerëzimin dhe ka institucione përfaqësimi në 31 shtete të tjera të botës. 3 Ceremonia e Sulltan Nevruz-it Dita e Nevruzit festohet edhe në vende të tjera të botës myslimane në data që variojnë nga 20 deri më 26 Mars si: Afganistan, Azerbaixhan, Bullgari, Francë, Greqi, Gjeorgji, Gjermani, Kirgistan, Kosovë, Irak, Iran, Itali, Kazakistan, SHBA, Shqipëri, Taxhikistan, Turkmenistan, Turqi, Uzbekistan, Zvicër etj…

 

Më shumë

Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës

Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit ofron këtë fillim viti një pamje magjepsëse e mbuluar me ‘vellon’ e dëborës. Kjo tyrbe ndodhet në malin i Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë […]

Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, shërohet nga koronavirusi: Të dielën do të mbajë meshën

Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo është shëruar nga Covid-19.   Lajmin e bëri të ditur vetë imzot Fredo, përmes një njoftimi, ku shkruan:     Mesazhi i Imzot George Frendos: Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem […]

Imzot George Frendo mund COVID-in, del nga spitali

Lajm i mirë për besimtarët katolikë. Imzot George Frendo ka fituar betejën me COVID-19 dhe ka dalë nga spital. Frendo po trajtohej në Bari të Italisë.   Imzot Frendo u shpreh pak ditë më parë se ishte i paduruar për t’u kthyer në përditshëmrinë në Arqidioqezën në Tiranë dhe jetën baritor.   Kujtojmë se […]

Shërohet Myftiu i Shkodrës, por babai i tij nuk e fitoi dot betejën me COVID-in

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, e ka fituar betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai po kurohej në një spital në Turqi bashkë me të atin, i cili pas komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19 humbi jetën.   Ceremonia mortore e të ndjerit është zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen shumë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara