e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Franca dhe Rusia protestojnë pranë Italisë më 28 dhjetor të vitit 1914, pasi trupat e saj kishin pushtuar Vlorën dhe flota italiane kontrollonte portin.

 

Italia u justifikua se ushtria kishte hyrë në Vlorë me kërkesën e Esad Pashë Toptanit, ndërsa Shqipëria po përfshihej nga anarkia.

 

Pasi shpërtheu Lufta e Parë Botërore, në tetor 1914, Italia nisi planin e pushtimit të Shqipërisë, duke filluar me dërgimin e “misionit sanitar” në Vlorë, gjoja për të ndihmuar muhaxhirët (refugjatët e vajtur aty, pas pushtimit grek të jugut). Në fakt, ky komision përbëhej nga oficerë e agjentë italianë, si pararojë për t’u njohur me gjendjen e zonës dhe për të përgatitur terrenin për pushtim. Kështu pohon gjatë një interviste, ish-diplomati Hasan Luçi.

 

Duke argumentuar më tej sesi forcat e këtij misioni në dukje bamirës, së bashku me tradhtarët shqiptarë, filluan punën dhe organizuan komplotin e datës 29 dhjetor 1914, kur në Vlorë zbarkoi ushtria italiane, gjoja për ta mbrojtur nga rreziku grek, pasi ajo s’kishte siguri për mbrojtje

 

Historianët thonë se Italia kishte vepruar për t’i treguar Austrisë se nëse Vjena nuk do të ndalë sulmin ndaj Serbisë, Roma si kundër-përgjigje do të vazhdonte përparimin në territorin shqiptar.

 

 

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

Vonesat e rindërtimit, banorët e Ishmit presin edhe dimrin e tretë nën çadra

Një vit më parë A2 CNN vizitoi disa familje në zonën e Ishmit, të cilat po kalonin dimrin e dytë nën çadra, pasi banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.   Ai reportazh u mbyll me shpresën dhe pyetjen se a do të ishte dimri i fundit i atyre banorëve […]

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.   “Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara