Gjashtëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane më 29 tetor të vitit 1863, formojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.
Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushë-betejë.
Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko – austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40-mijë ushtarë në të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë kujdes a ndihmë.
Henry Dunant braktisi plotësisht qëllimin origjinal të udhëtimit të tij dhe për disa ditë iu përkushtua organizimit të trajtimit dhe kujdesit për të plagosurit.
Kur u kthye në shtëpinë e tij në Gjenevë, ai vendosi të shkruajë një libër “Kujtesë e Solferinos” dhe u dërgoi kopje të librit figurave kryesore politike dhe ushtarake në të gjithë Evropën. Dhe kështu u përhap ideja e krijimit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, që u themelua këtë ditë 157 vjet më parë.
Rusët përkujtojnë Stalinin, ceremoni në Sheshin e Kuq të Moskës, kujtohet epoka sovjetike
BE dhe SHBA vendosin sanksione ndaj Rusisë
Në Afrikë nis vaksinimi masiv përmes COVAX-it
Raporti amerikan për vrasjen e Jamal Khashoggit – drejton gishtin nga princi saudit i kurorës
Rusia miraton vaksinën e tretë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kërkon Moskës të lirojë opozitarin Navalny
Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-Presidentin Donald Trump nën akuzën për nxitje të rebelimit të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve. Senati votoi me 57 vota pro për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Meqenëse në gjyqin në Senat kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin, […]
Kryeministren e Myanmarit, Aung San Suu Kyi tani e kanë arrestuar. Grushti i shtetit vazhdon. Thashethemet kishte ditë që ishin shtuar, pavarësisht nga mohimet e gjeneralëve. Kryeministren de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi tani e kanë arrestuar. Përveç Suu Kyit, u arrestuan nga ushtria të hënën herët Presidenti Win […]
Komuniteti mysliman në Britaninë e Madhe do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua. Këshilli Mysliman i Britanisë së Madhe e ka zgjedhur udhëheqëse Zara Mohammed. Ajo tha se ndihej “e përulur dhe e nderuar” për këtë përgjegjësi. Mohammed do të marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të ombrellës më […]
Izraeli do të transferojë 5,000 vaksina kundër koronavirusit tek Autoriteti Palestinez, që të vaksinohen stafi mjekësor që është në vijën e parë të betejës me pandeminë. “Dërgesa e parë pritet të transferohet në fillim të javës së ardhshme”, tha të dielën Ministria izraelite e Mbrojtjes. Në njoftimin për media të ministrisë, nuk u bën […]