Sot, në kuadër të 18 majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi takimin me temë “E ardhmja e Muzeve: Rimëkëmbja dhe përfytyrimi”. Në aktivitet qenë ftuar muzeologë, të cilët diskutuan mbi të ardhmen e rrjetit muzeor në vend, si edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin sa më të mirë të saj.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi pasi falënderoi muzeologët e pranishëm për pjesëmarrjen, përmendi një sërë sfidash, që i përkasin të ardhmes së muzeologjisë shqiptare. Ndër të tjera ai tha: “Mendoj se sfida kryesore e muzeve tanë është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë, e cila përfshin veprime dhe aktivitete që lidhen me administrimin e koleksioneve. Një sfidë tjetër është pasurimi i fondit muzeor, ekspozimi dhe hulumtimi i koleksioneve, funksione këto që kryhen nga muzeologët për të reflektuar mbi historinë në një kontekst bashkëkohor, për interpretimin, përfaqësimin dhe prezantimin e koleksioneve ndaj publikut. Nuk dua të lë pa përmendur bashkëpunimin e vazhdueshëm, që duhet të kemi me muzetë vendorë, si edhe me muzetë e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi etj, për të promovuar kulturën mbarëkombëtare të trevave shqiptare. Së fundi mendoj që i duhet dhënë rëndësi organizimit të konferencave muzeologjike, të cilat kanë impakt pozitiv në promovimin e muzeologjisë shqiptare, në rajon dhe më gjerë. Me interes do të ishte një mbledhje vjetore e muzeologëve, e cila konsiston në shkëmbimin e përvojës nga të vjetërit tek brezi i ri” përfundoi ai.
Znj. Etleva Demollari, drejtoreshë e muzeut “Shtëpia me gjethe” ndër problematikat renditi rritjen e audincës, duke e vënë theksin tek nevoja për novacion dhe digjitalizimin, i cili është kthyer në kryefjalën e çdo sektori të jetës sonë. Në kohët moderne digjtalizimi është i rëndësishëm pasi favorizon edukimin dhe shërben si një kulturë inovative për një marrëdhënie me audiencën, theksoi ajo.
Dr. Elda Andoni, përgjegjëse e Muzeut Arkeologjik, Tiranë dhe njëkohësisht kryetare e ICOM Shqipëria ndër të tjera tha: “Duke i qëndruar diskutimit të Znj. Etleva Demollari, me të cilën bie dakort për digjitalizimin e objekteve muzeale, si arkeologe më duhet të them se është shumë e rëndësishme, që digjitalizimi të mos ndikojë në marrëdhënien dhe kontaktin e drejtëpërdrejtë që ne kemi me objektin. Përdorimi i audioguidave është i rëndësishëm, por mënyra e prezantimit të artefakteve, duhet të rinovohet e të ndryshojë në formë dhe në përmbajtje, duke u bërë më e kapshme për publikun e gjerë.
Znj. Amila Gjyrezi, drejtoreshë e Muzeut Historik, Shkodër, Znj. Silva Belegu, drejtoreshë e Muzeut Historik, Elbasan, si edhe Z. Ilirjan Gjika, drejtor i Muzeut Historik të Fierit në fjalët e tyre trajtuan këto problematika: nevojën për restaurimin e objekteve muzeale, nevojën për staf dhe për guida të specializuara etj.
Takimi përfundoi me mendimin e përbashkët për forcimin dhe konsolidimin e rrjetit muzeor në vend.
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]