e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Shqipëria vitet e fundit ka pasur vizitorë në rritje nga pothuajse të gjitha vendet e botës. Si rrjedhojë e rritjes së turistëve në vendin tonë edhe Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i madh i kujtesës historike kombëtare, ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj.

 

Duke qenë se tema e këtij viti në kuadër të 18 Majit – “Ditës Ndërkombëtare të Muzeut” është “Muzeu për Barazi: Diversiteti dhe Përfshirja” është rasti i përsosur për të prezantuar këndvështrimet e barazisë, diversitetit dhe përfshirjes në Muzeun Historik Kombëtar.

 

Muzeu Historik Kombëtar, përveç vizitave të turistëve të shumtë, punon me të gjitha shtresat dhe gjeneratat e njerëzve për t’i afruar ato në muze. Ne organizojmë aktivitete dhe vizita në muze për fëmijët, të rinjtë, studentët, njerëzit e moshës së tretë, njerëzit me aftësi të kufizuara, si dhe duke promovuar diversitetin kulturor në Shqipëri. Specialistët tanë të muzeologjisë rrëfejnë historinë e vendit tonë përmes objekteve dhe pavijoneve të muzeut dhe e bëjnë rrëfimin e tyre e tërheqës dhe të përshtatshëm për të gjitha grupmoshat e vizitorëve tanë nga 0-99 vjeç.

 

Muzeu Historik Kombëtar është i pajisur me rampa nëpër pavijone dhe në hyrje të tij, si edhe me ashensor. Për personat me aftësi të kufizuara kemi të aksesueshëm edhe hyrjen për tek sallat e konferencave dhe të ekspozitave. Gjithashtu, sinjalistika orientuese në ambientet e brendshme është e vendosur në dy gjuhë shqip dhe anglisht.

 

18 maj 2020

 

Më shumë

“Bërbili” – Thesari muzikor i Arbëreshëve të Kroacisë

Arberëshët e Kroacisë janë pak të njohur, po ata ruajnë në Zarë një thesar muzikor, që e zbuluan studiueset Dina Bušić e Melita Ivković. Këngët e vjetra arbëreshe janë ura lidhëse brenda trashëgimisë kulturore europiane. Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin […]

Gold AG ndalet për të fal namazin në Rrugën e Kombit

Reperi shqiptar nga Kosova Arian Agushi ose siç njihet me emrin e Artit Gold Ag Këngëtari është një nga të paktët artistët të estradës i cili njihet si praktikues i fesë Islame.   Së fundmi, në rrjetin social “Instagram” po qarkullon një fotografi teksa Ariani ka ndal makinën për të fal një kohë […]

Tre filma nga Kosova fitojnë çmime në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.   Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani.   Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika […]

Dita Botërore e Fotografisë: Sami Frashëri në studion e vet të punës

19 gusht – në Diten Boterore te Fotografise Muzeu Historik Kombëtar sjell në vemendje  një foto të mendimtarit dhe ideologut të Rilindjes Kombëtare Sami Frashërit në studion e vet të punës. Bie në sy tavolina e tij e punës që tashmë gjendet në Pavionin e Rilindjes Kombëtare në Muzeun Historik Kombëtar. Ajo është dhuruar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara