e diel 17 janar 2021
e diel 17 janar 2021

 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila përfundon në 10 dhjetor,Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

 

Fushata UNiTE e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara fton qeveritë, agjencitë e Kombeve të Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile dhe individë nga të gjitha vendet e botës në përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

 

Ky vit nuk është si asnjë tjetër. Edhe para goditjes së COVID-19, dhuna ndaj grave dhe vajzave kishte arritur përmasa pandemike. Globalisht, 243 milionë gra dhe vajza u abuzuan nga një partner intim gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, më pak se 40 përqind e grave që përjetojnë dhunë e raportojnë atë ose kërkojnë ndihmë.

 

Ndërsa vendet zbatuan masa bllokimi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, dhuna ndaj grave, veçanërisht dhuna në familje, u rrit më shumë; në disa vende kërkesat për ndihmë janë rritur pesë herë. Diku gjetkë, raportet zyrtare për dhunë në familje janë ulur, pasi të mbijetuarit e kanë më të vështirë të kërkojnë ndihmë. Mbyllja e shkollave, problemet ekonomike i lanë gratë dhe vajzat më të varfra; jashtë shkollës, pa punë dhe më të prekshme nga shfrytëzimi, abuzimi, martesa e detyruar dhe ngacmimet.

 

Në prill 2020, ndërsa pandemia u përhap në të gjithë botën, Sekretari i Përgjithshëm i KB bëri thirrje për “paqe në shtëpi”. 146 Shtete Anëtare u përgjigjën me deklaratën e tyre të fortë të angazhimit. Në muajt e fundit 135 vende kanë forcuar veprimet dhe burimet për të adresuar dhunën ndaj grave si pjesë e përgjigjes ndaj COVID-19.

 

Sot, zërat e aktivistëve dhe të mbijetuarve kanë arritur në një pikë  që nuk mund të heshtin ose të injorohen; përfundimi i dhunës ndaj grave do të kërkojë më shumë investime, drejtësi dhe veprim. Nuk mund të mënjanohen, duhet të jenë pjesë e reagimit kombëtar të çdo vendi, veçanërisht gjatë krizës COVID-19.

 

Disa fakte

 

  • 1 në 3 gra dhe vajza përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre, nga një partner intim.
  • Vetëm 52% e grave të martuara ose që kanë një partner marrin vendimet në lidhje me marrëdhëniet seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe kujdesin shëndetësor.
  • Pothuajse 750 milionë gra dhe vajza aktualisht, janë martuar para moshës 18 vjeç.
  • Globalisht 200 milionë gra dhe vajza të moshës 15-49 vjeç i janë nënshtruar gjymtimit të organeve gjenitale.Më shumë se 20 milionë në vetëm shtatë vende (Egjipt, Sudan, Guinea, Xibouti, Kenia, Jemen dhe Nigeria) i janë nënshtruar një praktike të tillë, nga një ofrues i kujdesit shëndetësor. Kjo është më e dukshme veçanërisht midis grave dhe vajzave migrante dhe refugjate.
  • 1 në 2 gra në të gjithë botën kanë humbur jetën nga partneri ose familjarë në 2017, ndërsa vetëm 1 në 20 burra kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme.
  • 71% e të gjithë viktimave të trafikimit njerëzor në të gjithë botën janë gra dhe vajza, dhe 3 nga 4 prej grave dhe vajzave shfrytëzohen seksualisht.

 

 

Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave është i mundur dhe thelbësor.

 

Dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave, janë probleme të mëdha të shëndetit publik, dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

 

Dhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik, mendor, seksual dhe riprodhues të grave, dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV-it.

 

Faktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim përfshijnë: arsimimin e ulët, ekspozimin sistematik të një marrëdhënie tensioni midis prindërve, abuzimin gjatë fëmijërisë dhe pranimin e pavullnetshëm të pabarazisë gjinore.

 

Për shumë kohë, mosndëshkimi, heshtja dhe stigma kanë lejuar që dhuna kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha – gjë e cila konsiderohet një nga shkeljet më të përhapura dhe flagrante.

 

Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme, duke përfshirë kuadrin ligjor për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, që shpesh vjen si rezultat i qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore jodemokratike.

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ditë në të cilën nis edhe fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Policia e Shtetit, si një ndër institucionet kryesore për parandalimin e dhunës dhe marrjen në mbrojte të personave të dhunuar, apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune në Policinë e Shtetit, në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.

 

Ne jemi të gatshëm çdo ditë, 24/7, në krah të personave të dhunuar, së bashku me të gjitha institucionet e tjera që kanë detyrimin ligjor për të parandaluar dhe trajtuar dhunën me bazë gjinore.

 

Thyej heshtjen! Denonco dhunën!

 

6 gra nuk i mbijetuan dhunës gjatë vitit 2020!

 

2980 të tjera e denoncuan dhunën!

 

532 dhunues u arrestuan!

Më shumë

Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës

Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit ofron këtë fillim viti një pamje magjepsëse e mbuluar me ‘vellon’ e dëborës. Kjo tyrbe ndodhet në malin i Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë […]

Figurat e shquara shqiptare që humbën jetën përgjatë 2020-tës

16 janar 2020- Xhevdet Ferri     Aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas ishte diagnostikuar me kancer. Aktori me shumë role kryesore lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Me bashkëshorten e tij, aktoren Rozeta Ferri, ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet […]

Shpronësohet toka për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën […]

Dita kur Monarkia e Shqipërisë shpallet e jashtëligjshme

Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare në Shqipëri, më 2 janar 1946, qeveria komuniste shpalli jashtë-ligjësimin monarkinë.   Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure. Atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.   Komunistët e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara