Nëntori dhe posaçërisht Ditët e Kongresit të Manastirit janë me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet aty padyshim që e shënojnë çdo vit Kongresin.
112 vite prej mbajtjes së tij u mbajt Akademia shkencore “Ditët e Alfabetit 2020” në Shkup nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, me praninë e zyrtarëve më të lartë shqiptarë, Kryetari i Kuvendit, Z. Telat Xhaferri me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë së Veriut. Si çdo vit, me të ftuar doemos edhe nga Shqipëria.
Drejori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë Dr.Ardit Bido ishte pjesëmarrës në këtë akademi shkencore ku theksoi se: Kongresi i Manastirit është një nga pikat kryesore që na bashkon ne si komb. Njësoj siç po mbahet kjo akademi në Shkup, në Tiranë dhe Prishtinë institucionet kultrore, gjithashtu po mbajnë aktivitetet e tyre.
Shqiptarët, pavarësisht historisë sonë të coptimit të represionit të të drejtave shpesh herë gjatë historisë, frymojnë si një KOMB dhe ky frymim si një komb, ka sjellë që të ketë dy shtete dhe të ketë përfaqësim dinjotoz në shtet ku nuk është shumicë siç është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët janë element shtetformues.
Në këtë kuptim, Kongresi i Manastirit është një moment shumë i rëndësishëm i kombit tonë. Në pikëpamjen kulturore ne nuk kemi asnjë arsye pse të mos frymojmë si një komb prandaj edhe bashkëpunimi i institucioneve tona, pavarësisht shtetit se ku ndodhen, duhet të jetë gjithnjë e më i fortë.
Më vjen mirë që kulmimi i kremtimeve këtu në Maqedoninë e Veriut lidhur me Kongresin e Manastirit, është botimi i kujtimeve të Parashqevi Qirjazit, një dosje e cila gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë dhe falë bashkëpunimit të DPA-së dhe Institutit tuaj të Trashëgimisë Kulturore, sheh dritën e botimit për të gjithë studiuesit shqiptarë.
Vlen të theksohet roli i rëndësishëm që Parashqevi Qirjazi ka pasur një rol të rëndësishëm në Kongresin e Mbajtur në Manastir (14-22 Nëntor 1908).
Si përfaqësuese e Shkollës së Vashave të Korçës, ajo ishte e vetmja delegate femër në Kongres. Ajo u zgjodh sekretarja e Komitetit, duke punuar gjithë ditën me të njëmbëdhjetët. Në vitin 1909, Parashqevia shkroi “Himnin e alfabetit”, botoi një abetare me alfabetin e ri, si edhe themeloi shoqërinë kombëtare për gra, “Yll’ i Mëngjezit”.
https://www.facebook.com/arkiva.gov.al/videos/384227326160029/
Ndërtesa e vjetër e Radio Tiranës do të restaurohet
13 janar 1963 u krye premiera e “Halilit dhe Hajrisë”, të parit balet shqiptar!
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i listuar ndër 50 muzetë europianë më novatorë të 40 viteve të fundit
Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19
“Moti i madh” i arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO!
KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”
Me rastin e festave të fundvitit në vitin 2018 një event i jashtëzakonshëm u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për publikun i cili pati një interes të madh për ta ndjekur atë vit. Si një ndër aktivitetet më të suksesshme, shfaqja rivjen për publikun në kushtet që së fundmi […]
Me këngë e valle tradicionale, Gjakova kremtoi ditën e flamurit me festivalin folklorik mbarëkombëtar “N Odën e Malësisë së Gjakovës”. Edicioni i tretë i festivalit bëri bashkë dhjetëra artistë nga mbarë trevat shqiptare. Një moment emocionues ishte parakalimi i artistëve me këngë e valle në rrugët e qytetit të Gjakovës, i zbukuruar me […]
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë artistiko-kulturore që u mbajt në Muzeun Etnografik të Vlorës, 15-vjetorin e përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO-ja. Presidenti Meta uroi veçanërisht korifejtë shqiptarë të polifonisë, ata që “në rolet e […]
Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e […]