Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

Edhe mbi dy rrota mund të shëtisësh botën. Nuk ka asnjë vend të Shqipërisë që Devi nuk e ka eksploruar. Ndërsa në Ballkan I kanë mbetur pak vende pa vizituar. Për 13 ditë, dhe vetëm 80 euro buxhet Devi ia doli të vizitojë shumicën e vendeve të Ballkanit.

“Në gusht nis udhëtimi i Balkan Trip- java e parë ishte Sarandë – Greqi- 500 km- ka qenë eksperiencë shumë e bukur. Balkan Trip ishte Greqi, Mal i Zi, Kroaci dhe Maqedoni, 13 ditë pa ndërprerje, ndërsa pjesët e tjera të Shqipërisë i kam bërë për dy vite”, shprehet ai.

Devi na tregon se shpeshherë në Shqipëri e ngatërrojnë me turistët e huaj, ndaj ai ka zgjedhur që simbolin e shqiponjës dykrenore të pikturojë në biçikletën e tij.

“Përpara kam shqiponjën që të identifikohem që jam nga Shqipëria se shpesh me ngatërrojnë dhe shqiptarët”, shton Devi.

Të udhëtosh me biçikletë mund të ketë adrenalinën e vetë, por ka edhe vështirësi dhe rreziqe të shumta, që Devi i kujton si eksperienca të bukura.

“Në Maqedoni s’kam qenë në shumë vende veç rreth liqenit të Ohrit, kthimi ishte një super aventurë. Erdha nga Struga në Tiranë me biçikletë dhe ka qenë shkurt binte bore. Zgjati 9 orë. Në Kroaci, gjatë rrugës thoshin tabelat kujdes derra të egër, po tani ku do shkoj s’mund të flija në pyll por më në fund gjeta një stacion autobusi fjeta aty”, tregon ai.

Devi në udhëtimet e tij shoqërohet vetëm nga dyrrotaku, që për të është si një pjesëtar i familjes. Por, ai na tregon se në vendet që ka vizituar nuk është ndjerë kurrë vetëm pasi ka gjetur mikpritje të ngrohtë nga pothuajse çdo shtet.

“Në Greqi jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e tjerë edhe shoferët nga makinat më motivonin. Në Mal të Zi pak më të ftohtë karshi shqiptareve. Në Shqipëri gjen kudo mikpritje”, thotë më tej Devi.

Pas Ballkanit, Devi ka një tjetër aventurë në mendje. “Përtej Ballkanit është Evropa se di sa do e realizoj, planin e kisha bërë të shkoja edhe në Norvegjinë e largët, por do më kushtonte shumë kohë dhe do më duhej të lija punën”, përfundon Devi.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=165&v=KQ7I0vfG4LY&feature=emb_title

Më shumë

Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë.   Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]

NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli

NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej.   Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara