Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

 

Sikurse edhe edicionet e shkuara, sërish këtë vit festivali i filmit DokuFest vjen edhe në Tiranë. Ky festival këtë vit ka 20 vjetorin e zhvillimit të tij.

 

DokuFest në bashkëpunim më Platformën e Artit Bashkëkohor Harabel, mbrëmjen e datës 28 korrik në orën 20-30 në ambientet e fushave të tenisit pranë Liqenit Artificial të Tiranës ka shfaqur disa prej filmave të programit të ri të vitit 2021.

 

Tematika e këtij viti dhe këtij edicioni është “Re:set Re:mix Re:act”, përbërë nga tri fjalë të cilat në qendër kanë si nocion shkronjat RE në rrënjën e tyre, me të cilat festivali do të eksplorojë aspekte të shumta në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe (ri)imagjinon veten në një situatë të re.

 

Filmat që u shfaqën mbrëmë për publikun ishin, “Bushi – Hana Sedoli & Ben Gorani, Kosova, 2021”, “More Than Two Hours – Ali Asgari, Iran, 2013″, In Between – Samir Karahoda, Kosova, 2019”, “Vever (For Barbara) – Deborah Stratman, USA, 2019”, “Push This Button If You Begin To Panic – Gabriel Böhmer, UK, 2020”.

 

Edicioni i 20-të i DokuFest do të zhvillohet edhe në qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online në datat 6 – 14 gusht 2021. Nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë, si dhe një koleksion të shkëlqyer të filmave të shkurtër dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.

 

Në mbyllje të kësaj mbrëmje të veçantë pati edhe një bashkëbisedim ndërmjet drejtuesve të festivalit dhe publikut të pranishëm, gjithashtu u shpalos edhe programi i edicionit XX të festivalit Dokufest.

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara