Individëve rezidentë shqiptarë, të cilët kanë realizuar të ardhura jashtë territorit të Shqipërisë dhe janë subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave DIVA-2020, se këto të ardhura bruto dhe tatimin e paguar për to, duhet t’i raportojnë me saktësi në seksionin përkatës në këtë deklaratë, brenda datës 30 Qershor 2021.
Kwshtu ka lajmwruar Drejtoria e Pwrgjithshme e Tatimeve. Deklarimi në mënyrë të saktë dhe korrekte shmang penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi. Ndëkohë qw nga njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimve bëhet me dije se në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, në baza reciproke, me administratat tatimore homologe të vendeve të tjera, Administrata Tatimore Shqiptare do të marrë dhe kryqëzojë të dhënat mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jorezidentë) në këto shtete.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se të gjithë individët deklarues të DIVA se deri më 30 Qershor 2021, duhet të plotësojnë vetëm periudhën tatimore 20-A, pra për vitin 2020.
Individët të cilët për arsye të ndryshme kanë krijuar deklaratën DIVA të periudhave të mëparshme tatimore, në të cilat nuk duhet të ishin deklarues dhe janë penalizuar me 5,000 lekë/për periudhë tatimore të padorëzuar në afat, me daljen e Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore duhet të: Drejtojnë një kërkesë me shkrim brenda 30 ditëve nga dalja e këtij njoftimi.
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]