e hënë 2 gusht 2021
e hënë 2 gusht 2021

 

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo që të bëhet pjesë e Partisë Socialiste, për të garuar në zgjedhjet e 25 Prillit. Këtë kërkesë shefi i qeverisë e bëri publike gjatë prezantimit të planit për shëndetësinë dhe tha se Çomo e ka pranuar.

 

“Është momenti për ta thënë këtë që të gjithë ta dëgjojnë, jam shumë mirënjohës edhe për një fakt tjetër, që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo ndeshje, kjo garë e 25 Prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që qoftë në vijën e parë të kësaj lufte, po qoftë dhe në anën tjetër të kësaj vije, është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vetë skuadrën tonë, është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë sesa komandantja e vijës së zjarrin e njohur nga të gjithë të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në grup e deputeteve dhe deputetëve. As për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në një nga karriget që sidoqoftë janë shumë më të rehatshme sesa qëndrimi në këmbë 24 orë në 7 ditë të javës, sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është një luftë sy më sy dhe kacafytëse me armikun të mos i mungojë  parlamentit, njerëzve, të mos i mungojë shumicës dhe të mos i mungojë qeverisë që do të duhet të dëgjojë edhe më shumë, do të duhet të kuptojë edhe më shumë në sinkron me njerëzit dhe sigurisht në këtë rast në sinkron me të gjithë ju. Kështu që në mënyrë spontane nxorra një sekret të vogël që nuk ishte i presupozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morën aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, ne duan që ne të bëhemi si ty, dhe për këtë na ndihmon prania jote, shumë faleminderit”, tha Rama.

 

Najada Çomo është drejtuesja e Spitalit për Sëmundjet Infektive. Ajo është gjithashtu pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve, i ngritur gjatë periudhës së epidemisë së Covid-19 në vendin tonë.

 

Më shumë

Legjitimiteti i zgjedhjeve lokale të 2019: Kushtetuesja i drejtohet Komisionit të Venecias

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën në mbrëmje që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion mbi vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019. Vendimi erdhi pas një seance që zgjati mbi 9 orë.   Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për […]

Basha nis reformimin e partisë

Pas rikonfirmit si lider i opozitës, Lulzim Basha  ka vendosur të fusë Partinë Demokratike në proces reformimi.   Neser paradite do te mblidhet kryesia e cila do te nise analizen per zgjedhjet e 25 prillit dhe do te  therrase kuvendin kombetar me 17 korrik.   Pritet qe anetaret e kryesise te vendosin nese ky […]

“Vatra” në mbrojtje të Berishës: Vendim i marrë nën trysninë e lobistëve

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, reagoi për vendimin e Departamentit të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.   Në një deklaratë të shpërndarë, Vatra, ndërsa shpreh besimin tek institucionet amerikane, thekson se vendimi më shumë sesa i bazuar mbi parimet amerikane, është marrë nën trysninë e disa grupeve lobiste për […]

Gramoz Ruçi tërhiqet pas 30 vitesh nga jeta politike

Kryetari i Parlamentit dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi njoftoi të shtunën tërheqjen e tij nga politika. Ai shfrytëzoi një kongres të Jashtëzakonshëm të PS, të organizuar në ditëlindjen e 30-të të kësaj force politike, për të bërë të ditur vendimin e tij.   “Kam zgjedhur ditën e sotme, se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara