e mërkurë 24 shkurt 2021
e mërkurë 24 shkurt 2021

 

Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, po ngjit majat e karrierës, duke korrur suksese të njëpasnjëshme, padyshim të merituara.

 

Përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Dua ka njoftuar ndjekësit e saj se është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane.

 

Në postim shkruhet se ajo është nominuar për “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”. “Kam planifikuar diçka të veçantë për herën time të tretë me radhë në ‘AMA’ tha ajo.

 

Por këto nuk janë nominimet e para për këtë vit. Më herët Dua Lipa NME Awards dhe MTV EMA.

 

Ndërkohë që edhe nominimet e viteve të kaluara kanë qenë ndër më të lartat për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

 

Më shumë

Teatri Kombëtar vazhdon shfaqjet online për publikun

Teatri Kombëtar vazhdon që të jetë aktiv sa i përket shfaqjeve të projekteve të ndryshme të cilat kanë qenë të suksesshme për këtë institucion.   Këto shfaqje të cilat transmetohen online në rrjetet sociale, janë pjesë e iniciativës që ka ndërmarrë “Teatri Kombëtar” për të qenë sa më afër publikut të tij artëdashës […]

KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

2021 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë. Krahas Kadaresë, […]

“Pop stars to opera stars” projektohet për publikun në TKOB

 Me rastin e festave të fundvitit në vitin 2018 një event i jashtëzakonshëm u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për publikun i cili pati një interes të madh për ta ndjekur atë vit. Si një ndër aktivitetet më të suksesshme, shfaqja rivjen për publikun në kushtet që së fundmi […]

Parodistët e Vlorës: Në të s’ëmës 2020-ta!

Ata janë padyshim parodistët më të famshëm të artit shqiptar. Dikur katër e sot vetëm dy, vazhdojnë të prodhojnë parodi, duke trajtuar në to temat nga më aktualet, me mjeshtrinë e humorit unik, që vetëm Parodistët e Vlorës e dijnë.   Parodistët me plot humor siç vetëm ata dijnë të bëjnë, shprehen se 2020-ta […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara